Burrat nuk qajnë!

A duhet t’i ndalojme djemte te shprehin emocionet vetem sepse “Burrat nuk qajne”?




0 0

Nga rrugëtimi Tiranë-Durrës pashë një familje me katër anëtarë dhe një dinamikë ngjarjesh mes tyre. Ishin prindërit, një djalë rreth 6 vjeç dhe djali tjetër bebe. Nëna mbante në prehër të voglin, ndërsa babai ishte ulur afër djalit të madh.

Gjatë rrugës, djali i madh i kërkonte vazhdimisht diçka të atit, të cilën ai nuk donte t’ja jepte. Vogëlushi u mërzit dhe filloi të këmbëngulte. Babai i mërzitur nga sjelljet e të birit, i qëlloi me shpullë në prezencë të të gjithëve. Djaloshi filloi të qante.

Nëna ndodhej larg tyre dhe nuk e pa këtë situatë, por të qarat e djalit e bënë të kthente kokën me shqetësim. Megjithatë kur kuptoi arsyen pse djali po qante, u qetësua dhe reagimi i saj ishte: Mirë ta bëri!

Ndërsa një zotëri aty pranë pati dashamirësinë ta bënte djalin të ndihej më mirë e të tejkalonte sikletin që përjetoi. Ai u kthye nga vogëlushi jo më shumë se gjashtë vjeç dhe i tha: Po pse kështu bëjnë trimat, ti je burrë, burrat nuk qajnë.

Sa shumë m’u dhimbs ai fëmijë!

Së pari për faktin se askush nuk ia argumentoi përse nuk mund t’i plotësohej dëshira që kishte.

Së dyti, i ati përdori ndaj tij dhunën fizike si argument.

Së treti e gjithë kjo ndodhi në një ambient me shumë njerëz të panjohur për vogëlushin.

Së katërti, e ëma e justifikoi të gjithën këtë si një gjë që djali e kishte merituar.

Dhe së pesti m’u dhimbs ai djalë dhe gjithë djemtë e botës që ju hiqet mundësia për të shprehur atë që ndiejnë me justifikimin se “Burrat nuk qajnë”.

Lexo edhe: Femijet dhe perkatesia gjinore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X