Mami nuk e lindi motrën…një histori rrëqethëse në Tiranë

0 0

Pak kohë më parë më kujtohet një episod me një vogëlushe 9- vjeçare, e cila në të ftohtin e acartë të dimrit, endej rrugëve dhe kafeneve, me qëllim që të mblidhte 10 mije lekë të vjetra për t’i blerë kostum motrës që e ëma ishte duke sjellë në jetë pikërisht në ato momente në spital.

Pa dashur të bëj dallime raciale, më duhet të theksoj se vogëlushja i përket komunitetit rom dhe kjo mënyrë e të fituarit të bukës së përditshme nuk është e rrallë për të.

Ajo çdo ditë eskpozohet ndaj rreziqeve që vijnë nga makinat, trafiku, djemtë adoleshntë, pedofilë që mund të enden rrugëve, në lokale të papërshtatshme për moshën e saj, gjithmonë me dorën shtrirë, duke kërkuar pak të holla, sa të blejë diçka për të ngrënë vaktin e radhës.

Duke qenë e kudogjendur, kudo ku ka njerëz që mund t’i japin diçka më ndodh të përballem shpesh me këtë vogëlushe, që për shkak të jetës që ka kaluar ka marrë sjelljet dhe hijen e një vajze pak më të madhe se mosha e saj.

Pas episodid kur kërkonte para për të blerë kostum për motrën, e kam parë disa herë me nënën dhe motrën foshnje.

Një ditë u ndesha e vetme me të dhe e pyeta si është motra e vogël. Ajo u shtang, u gjend e papërgatitur përballë pyetjes sime dhe gjuha e trupit e tradhtoi për fjalët që thoshte.

Cila motër? Ma ktheu pa më parë në sy. Motra që lindi mami i thashë, a e kishe mamin shtatzanë? Vogëlushja duke mos ditur ç’të thoshte më tha se e motra nuk kishte lindur, pasi e ëma e kishte abortuar spontanisht. Por jo vetëm që unë e kushdo që e njeh e dimë se e ëma e lindi atë fëmijë, por gjithashtu e kemi parë edhe me vogëlushen në krahë për disa muaj rresht.

Kur u ndava prej saj, mendja më mbeti tek fati i të porsalindurës. Mundësia e abortimit sigurisht që ishte e përjashtuar, por fakti që motra e saj më gënjeu përjashton edhe mundësinë për një vdekje natyrale të së voglës. Padashur, mendja më shkoi tek ndonjë veprim i paligjshëm në kurriz të atij fëmije që sapo kishte ardhur në jetë. Sa do të doja ta kem gabim dhe të jetonim në një shtet me më shumë kontroll e kujdes për të tilla shpresa të shoqërisë kaq në nevojë.

Lexo edhe: “Më jep 100 lekë”, vogëlushja që endet rrugëve për të ndihmuar nënën në spital






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X