8 momentet në jetë, kur të gjitha nënat kanë nevojë për nënat e tyre.

Prania e nënës sonë është e rëndësishme gjatë ditëve në shkollë dhe universitet, mbrëmjeve të kaluara nëpër parqe së bashku, darkave të shijshme në tryezë pa na u dashur të futemi në kuzhinë etj.




0 0

Por kur bëhemi vetë bashkëshorte dhe nëna kemi shumë punë për të kryer çdo ditë. Sa herë që ndodh diçka madje na bën të mendojmë me dashuri për kujtimet tona të fëmijërisë dhe për shoqen tonë më të mire të jetës – nënën tonë.

Mirëpo ka disa momente që të gjitha nënat do të donin të kishin nënën e tyre pranë dhe ne po jua listojmë më poshtë.

  1. Kur është koha për të gatuar darkën… dhe jeni shumë të lodhura. Fëmijët janë të uritur, ju duhet të çoheni dhe të gatuani dhe keni dhimbje nga lodhje dhe pastaj… papritur ju merr malli për kohën kur nëna juaj jua bënte të gjitha gjërat gati dhe se sa e lehtë do ishte sikur të ishte ajo në të tilla momente.
  2. Ju jeni ftohur dhe fëmijët tuaj dëshirojnë të luajnë. Hundët ju rrjedhin, zëri ju është ngjirur dhe e gjitha ajo që do të dëshironit të bënit është të qëndroni në shtrat duke konsumuar një supë pule të ngrohtë që nëna mund t’jua përgatiste. Por fëmijët tuaj kanë ide të tjera…
  3. Shtëpia është një rrëmujë e plotë. Me siguri ju kujtohet kur dhoma juaj ishte gjithnjë e pastër dhe të gjitha gjërat ishin në vendin e vet dhe do të dëshironit shumë që nëna juaj të ishte aty dhe t’ju ndihmojë tek pastroni lodrat, ushqimet, gjërat e prishura, copëzat e letrave etj.
  4. Kur keni kaluar një ditë të keqe dhe me të vërtetë dëshironi të pushoni. Asgjë nuk shkoi siç duhet që nga mëngjesi deri pasdite? Në të tilla momente keni thjesht nevojë për nënën tuaj që të uleni të dyja dhe t’i tregoni asaj gjithçka me detaje.
  5. Ju keni dëshirë të bëni disa muhabete vajzash. Kush erdhi për vizitë, apo kush u duk më mirë në një event. Ka disa biseda që mund të keni vetëm me mamin. Pjesa më e mirë është që ajo është gjithmonë e gatshme për të tilla biseda.
  6. Veshja juaj e preferuar sapo është zhdukur. Kur një veshje e juaja nuk është askund ku mund të shihet! Keni parë në garderobë, dollapet e fëmijëve e kudo tjetër. Por vetëm nëna juaj po të ishte këtu do t’i kërkonte këto gjëra së bashku me ju.
  7. Ju duhen disa këshilla të sinqerta që nuk do t’ju lëndonin. A bën një veshje e caktuar që të mos dukesh e shëndoshë? A duhet të heqësh dorë nga një punë e caktuar. Nuk ekziston dikush që mund t’ju japë këshilla të sinqerta pa ju thyer zemrën. Prisni, vetëm nëna mundet. Ajo i kishte të gjitha përgjigjet kur ishe fëmijë. Ajo i ka të gjitha përgjigjet edhe tani.
  8. Gjithçka që ju nevojitet është një përqafim… Por askush nuk e di këtë. Ajo do ta dinte. Ju kanë mbaruar të gjithë energjitë tuaja duke vrapuar pas fëmijëve dhe jeni duke u përpjekur të mbani një shëndet të mirë mendor. Mami do t’i kishte vendosur gjërat të gjitha në rregull duke ju dhënë një përqafim të madh dhe të ngrohtë. Kjo do ta kishte bërë gjithçka më të mirë.

Lexo edhe: Si ta kuptoni kur prindërit tuaj të moshuar kanë nevojë për ndihmë?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X