Si ta kuptoni kur prindërit tuaj të moshuar kanë nevojë për ndihmë?

Ndonjëherë është e qartë kur prindërit e moshuar kanë nevojë për ndihmë – si kur ata kanë vështirësi në menaxhimin e sëmundjeve të shumta kronike ose nuk lëvizin dot apo nuk janë në gjendje të manovrojnë mirë lëvizjet edhe në shtëpi.




0 0

Por problemet mendore mund të mos jenë aq të lehta për t’u vënë re.

Për shembull, nëse babai juaj harron çelësat e shtëpisë diku apo nuk gjen dot emrin e dikujt, a është kjo një plakje normale apo shenjë e diçkaje më serioze, siç është demenca?

Kërkoni të dhëna

Mund të jetë e vështirë të gjykosh ashpërsinë e problemeve nëse jetoni larg dhe flisni rrallë. Por edhe nëse jetoni afër, mund të mos i kuptoni efektet akumulative të ndryshimeve graduale.

Ndoshta është koha për të vizituar prindërit tuaj dhe të kërkoni të dhëna. Jini të vetëdijshëm për këto shenja paralajmëruese specifike dhe sëmundjet që ato mund të sinjalizojnë:

  • Ushqimi që kalbet në frigorifer ose një frigorifer i zbrazët janë shenja të mos ngrënies siç duhet.
  • Rrobat e pista apo të palara mund të sinjalizojnë se po e lënë pas dore higjienën e tyre personale.
  • Grumbuj të zarfeve nga posta të hapura, përfshirë faturat “të kaluara “, mund të tregojnë se ata nuk janë më në gjendje të menaxhojnë financat.
  • Vështirësitë në bisedë, nga përsëritja e së njëjtës histori ose bërja e së njëjtës pyetje pa pushim, mund të jenë shenja të humbjes së kujtesës.

Hapat e ardhshëm përfshijnë shoqërimin e prindit tuaj në një takim me mjekun, në mënyrë që të mund t’i paraqisni këto probleme. Ju gjithashtu mund të pyesni për teste njohëse (ose mendore) për të vlerësuar situatën, sugjerojnë ekspertët. Një test, i quajtur SAGE, mund të bëhet edhe në internet.

Bazuar në rezultatet e provës, një strategji me afat të gjatë mund të përfshijë ndihmën për nënën apo babain në pagimin e faturave, blerjen e ushqimeve dhe kujdesin e tyre personal. Këto detyra mund të bëhen nga ju ose një kujdestar i besuar.

Lexo edhe: Gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat janë më jetëgjatë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X