Gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat janë më jetëgjatë

0 0

Shumica prej nesh kanë kujtime të bukura për kohën që kemi kaluar me gjyshërit. Ata kanë qenë gjithmonë pranë nesh për të ndarë me ne urtësinë e tyre dhe për të na dhënë përqafime dhe puthje. Duke u kthyer pas në kohë ata gjithmonë na kanë treguar histori të mrekullueshme rreth jetës së tyre. Dhe do të lumturoheni kur të mësoni se edhe gjyshërit marrin një përfitim më të madh nga lidhja që kanë me nipërit dhe mbesat e tyre.

Një studim i fundit tregon se gjyshërit dhe gjyshet që rrinë me nipërit dhe mbesat jetojnë më gjatë.

Sa shpesh ju pyesin prindërit nëse do të bëhen me nipër dhe mbesa? Është koha të rimendoni edhe njëherë përgjigjen tuaj. Sipas një studimi të publikuar në Bright Side, gjyshërit që kujdesen për nipërit e mbesat kanë një rrezik më të ulët të vdekshmërisë prej 37% sesa të rriturit e të njëjtës moshë që nuk kanë asnjë përgjegjësi kujdesi.

Studiuesit zbuluan rezultatet e shëndetësisë nga më shumë se 500 njerëz në moshën 70 vjeçare në Berlin. Pjesëmarrësit u intervistuan dhe u testuan çdo 2 vjet nga viti 1990 deri në vitin 2009.

Dhe rezultatet treguan se rreth 50% e atyre që kujdeseshin për nipërit dhe mbesat ishin ende gjallë 10 vjet pas intervistës së parë dhe testimit të parë. Ndërsa 50% e atyre që nuk ofronin asnjë kujdes apo ndihmë për nipërit dhe mbesat ndërruan jetë brenda 5 vjetëve nga takimi fillestar.

“Ky hulumtim tregon lidhjen pozitive në mes të përkujdesjes për të vegjlit dhe një jetëgjatësie më të gjatë tek njerëzit e moshuar, por arsyeja e saktë nuk dihet. Një ndër arsyet që jepen është rrënjësisht e fokusuar tek e kaluara jonë. Në të shkuarën “ndihma për kujdesin ndaj fëmijëve ishte vendimtare për mbijetesën e specieve njerëzore”, thotë Dr. David Coall, një nga shkencëtarët.

Në fakt, nipërit e mbesat gjithashtu përfitojnë nga koha e kaluar me gjyshërit e tyre. Hulumtimet e bëra nga Universiteti i Oksfordit tregojnë se gjyshërit luajnë një rol të rëndësishëm në mirëqenien e nipërve të tyre. Nga studimet e tjera, fëmijët me një nivel të lartë të përfshirjes së gjyshërve në jetën e tyre kishin më pak probleme emocionale dhe të sjelljes.

Duket se koha e kaluar së bashku është e dobishme për të dyja palët edhe gjyshërit dhe nipërit e mbesat. Por është e rëndësishme të përmendim se gjyshërit duhet të duan me të vërtetë të jenë të pranishëm në rritjen e nipërve të tyre. Në të kundërt kujtojini këtë studim.

Lexo edhe: Kur gjysherit llastojne femijet

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X