Por problemet mendore mund të mos jenë aq të lehta për t’u vënë re.
Për shembull, nëse babai juaj harron çelësat e shtëpisë diku apo nuk gjen dot emrin e dikujt, a është kjo një plakje normale apo shenjë e diçkaje më serioze, siç është demenca?
Kërkoni të dhëna
Mund të jetë e vështirë të gjykosh ashpërsinë e problemeve nëse jetoni larg dhe flisni rrallë. Por edhe nëse jetoni afër, mund të mos i kuptoni efektet akumulative të ndryshimeve graduale.
Ndoshta është koha për të vizituar prindërit tuaj dhe të kërkoni të dhëna. Jini të vetëdijshëm për këto shenja paralajmëruese specifike dhe sëmundjet që ato mund të sinjalizojnë:
- Ushqimi që kalbet në frigorifer ose një frigorifer i zbrazët janë shenja të mos ngrënies siç duhet.
- Rrobat e pista apo të palara mund të sinjalizojnë se po e lënë pas dore higjienën e tyre personale.
- Grumbuj të zarfeve nga posta të hapura, përfshirë faturat “të kaluara “, mund të tregojnë se ata nuk janë më në gjendje të menaxhojnë financat.
- Vështirësitë në bisedë, nga përsëritja e së njëjtës histori ose bërja e së njëjtës pyetje pa pushim, mund të jenë shenja të humbjes së kujtesës.
Hapat e ardhshëm përfshijnë shoqërimin e prindit tuaj në një takim me mjekun, në mënyrë që të mund t’i paraqisni këto probleme. Ju gjithashtu mund të pyesni për teste njohëse (ose mendore) për të vlerësuar situatën, sugjerojnë ekspertët. Një test, i quajtur SAGE, mund të bëhet edhe në internet.
Bazuar në rezultatet e provës, një strategji me afat të gjatë mund të përfshijë ndihmën për nënën apo babain në pagimin e faturave, blerjen e ushqimeve dhe kujdesin e tyre personal. Këto detyra mund të bëhen nga ju ose një kujdestar i besuar.
Lexo edhe: Gjyshërit dhe gjyshet që kujdesen për nipërit dhe mbesat janë më jetëgjatë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu