Si prindër, ne përpiqemi maksimalisht të rrisim fëmijë të shëndetshëm fiziksht. I kushtojmë shumë rëndësi ushqyerjes, lojërave, stërvitjes etj. Por, po kaq i rëndësishëm është shëndeti psikologjik e mendor i fëmjëve. Është shumë e rëndësishme që fëmijët të dinë të shprehin veten dhe këtu luan rol shumë të rëndësishëm çfarë i themi dhe çfarë nuk duhet t’u themi fëmijëve.
5 gjërat që duhet të ndaloni së thëni fëmijëve:
- Nuk është ndonjë problem i madh. Ju mund të përpiqeni ta lehtësoni problemin e fëmijës suaj, por në të vërtetë ju po minimizoni emocionet e tyre. Në vend të kësaj, përpiquni t’i mësoni fëmijët si të përballojnë atë që i shqetëson.
- Mjaft qave. Shumë të rritur ndihen në siklet nëse të tjerët i shikojnë duke qarë, pikërisht sepse janë mësuar në këtë mënyrë kur kanë qenë të vegjël. Por, në të kundërt e qara është një mënyrë për të shprehur emocionet.
- Je fëmija më i mirë në të gjithë botën. Çdo fëmijë është i veçantë, por nuk duhet ta bëni të mendojë se është superior ndaj të tjerëve.
- Çdo gjë do të jetë mirë. Në vend të kësaj, më mirë përpiquni t’i mësoni fëmijët si të sillen nëse ndodh diçka jo fort e mirë, sepse ju nuk mund të siguroni se gjithçka do të shkojë mirë.
- Qetësohu. Askush nuk është qetësuar ndonjëherë vetëm se i kanë thënë të qetësohet. Mjafton të jeni pranë fëmijëve nëse kanë nevojë, derisa ata vetë të qetësohen.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu