Fëmijët e prindërve të divorcuar ose të ndarë kanë më shumë gjasa të fitojnë peshë dhe të bëhen obezë, thotë një studim i fundit.
Shkencëtarët zbuluan indeksin e masës trupore (BMI) të 7500 të rinjve që prej ditëlindjes së tyre të parë deri në 11 vjeç.
Ata zbuluan një BMI mesatare tek fëmijët të cilët kishin nënat dhe baballarët afër derisa u rritën.
E kundërta ndodhte me fëmijët që kishin prindërit e divorcuar ose të ndarë, thotë ekipi i studiuesve.
Ekspertët thonë se shkak për këtë janë ushqimet, pasi fëmijët që vijnë nga familje të ndara kanë më shumë gjasa të hanë jo shëndetshëm, pasi prindërit e tyre kanë më pak kohë për të përgatitur ushqim të shëndetshëm.
Të dhënat janë marrë nga jeta e disa fëmijëve të lindur në periudhën 2000-2002. Përveç regjistrimit të peshës së tyre, hulumtuesit gjithashtu analizuan mjedisin familjar të secilit fëmijë, të tillë si statusi martesor i prindërve të tyre.
Rreth një e pesta e fëmijëve përjetuan ndarje prindërore, sipas zbulimeve të botuara në revistën “Demography”.
Pesha e fëmijëve rritej shumë veçanërisht nëse prindërit e tyre ishin ndarë para se ata të mbushnin gjashtë vjeç.
Gjithashtu shkak mund të jetë mungesa e financave të familjes për të paguar aktivitetet jashëshkollore dhe ato sportive.
Krahasuar me prindërit e martuar, prindërit e divorcuar mund të kenë më pak kohë për të vendosur dhe për të vëzhguar rutinat dhe oraret e ngrënies së fëmijës.
Studimi, megjithatë, nuk ka zbuluar se si ndryshonte pesha tek fëmijët që jetonin vetëm me nënën apo vetëm me babanë e tyre.
Obeziteti i fëmijërisë konsiderohet si një nga sfidat më serioze të shëndetit të shekullit të 21-të.
Me një të tretën e të rinjve që thuhet se janë mbipeshë, Britania mendohet të ketë shkallën më të madhe të obezitetit në Evropë.
Shumë prindër nuk e pranojnë se fëmija i tyre ka një problem – dhe ata që e pranojnë mendojnë se kur të rritet fëmija do shpëtojë nga obeziteti, thonë ekspertët.
Fëmijët që janë obezë kanë më shumë gjasa të jenë të rritur po aq të shëndoshë dhe kështu mund të kenë rrezik për zhvillimin e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës ose kancerit.
Lexo edhe: Problemet e marteses se prinderve dhe shendeti i femijes. Cila eshte lidhja?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu