Divorci, si ta menaxhojme kur ne mes jane femijet?

0 0

Edhe pse në momentin që do të merrni vendimin për t’u divorcuar, por edhe më pas do të keni një gjendje të keqe shpirtërore, ju duhet të mundoheni ta kontrolloni nëse në mes janë fëmijët. “Vetëm nëse të dy prindërit e kontrollojnë në mënyrën e duhur inatin apo zhgënjimin e tyre, fëmijët nuk do ta përjetojnë divorcin si një dramë në jetën e tyre. Sigurisht që kjo nuk do të jetë diçka që ata do ta kalojnë lehtë, por me marrjen e kujdesit të duhur nga prindërit ata do ta kuptojnë se dashuria e tyre për ta nuk do të ndryshojë”, shprehet për këtë problem një psikolog.
Humori, arma më e mirë për ta bërë divorcin të “funksionojë” siç duhet
– Fëmijët nuk duhet të lihen në heshtje.
Prindërit duhet t’ju shpjegojnë fëmijëve se cfarë është duke ndodhur në familjen e tyre. Sigurisht që shpjegimet e dhëna duhet të jenë sa më të qarta, të thjeshta, konkrete dhe të përshtatshme për moshën e fëmijës. Nëse fëmija është në moshë të vogël, prindërit nuk duhet të mundohen t’i japin atij detaje të divorcit, që ndoshta ai do ta ketë të vështirë apo ndoshta edhe të pamundur t’i kuptojë. Në atë fazë prindi duhet të mjaftohet me dhënien e detajeve të cilat kanë të bëjnë me jetën e re, sa kohë mund të kalojnë me secilin prind, ku do të jetojnë në vazhdim, sa larg do të jenë nga prindi tjetër.
– Fëmijët kanë nevojë të dinë se nuk është faji i tyre.
Zakonisht fëmijët ndihen “përgjegjës” për vendimin e divorcit që marrin prindërit e tyre. Detyra e prindërve në këtë rast është të sigurojë fëmijët se ata nuk është faji i tyre dhe se edhe pse të ndarë dashuria e tyre për ta do të vazhdojë të jetë e njëjtë.
– Fëmijët duhet të ndihen të lirë për t’i dashur njësoj të dy prindërit.
Prindërit nuk duhet t’i vendosin fëmijët në situata të tilla ku ata duhet të zgjedhin cilën anë të mbajnë, të përcaktojnë se kush ka të drejtë. Të dy bashkëshortët duhet të tregohen të kujdesshëm për mënyrën si shprehen për tjetrin, për komentet që bëjnë për nje lidhje të mundshme jashtë martesore ( e cila mund të ketë qënë edhe shkaku i divorcit ). Fëmija ka nevojë të dëgjojë fjalë të mira për të dy prindërit, dhe prindi këtë duhet të bëjë pavarësisht inatit që mund të ndiejë përbrenda vetes.
– Çdo fëmijë ka mënyrën e tij të reagimit ndaj divorcit.
Kjo varet nga mosha që ka fëmija, karakteri, personaliteti i tij. Në fillin fëmija mund të mërzitet dhe më pas të ndjejë një inat shumë të madh brenda vetes, ose në disa raste krijon një gjendjë apatie ( nuk shpreh asnje emocion në lidhje me situatën ). Disa fëmijë të tjerë mundohen të bëhen sa më të sjellshëm, duke menduar se kështu do të jenë në gjendje të shpëtojnë martesën e prindërve. Por, pavarësisht reagimit që bën fëmija, prindi duhet të tregohet i kuptueshem dhe të mundohet ta bëjë fëmijën ta kapërceje sa më lehtësisht situatën.
– Fëmija nuk duhet të marrë “liri veprimi”.
Prindërit nuk duhet të ndihen të dëtyruar që për shkak të divorcit t’i japin fëmijës liri për të bërë çfarë të dojë. Jo! Rregullat qe duhen zbatuar duhet të vazhdojnë të jenë të njëjtat dhe fëmija duhet të vazhdojë të sillet po njësoj në drejtimin e tyre. Sigurisht që në fillim ndjenja e fajit nga ana e prindërve është e paevitueshme, por kjo nuk do të thotë se fëmija duhet të thyejë rregullat e familjes.
– Prindërit duhet të tregohen të përmbajtur për ndjenjat që ata shfaqin tek fëmija i tyre.
Prindërit mund të ndiejnë inat ose dhimbje për atë çfarë është duke ndodhur mes tyre, por para fëmijës ata nuk duhet t’i shprehin këto ndjenja, pasi kjo gjë fëmijën do ta trembte shumë. Edhe pse për ta, të kontrollojnë këto ndjenja mund të jetë e vështirë, duhet të kuptojnë se fëmija nuk mund të kuptoj arsyet pse prindërit sillen në këtë mënyre.
– Prindërit nuk duhet të mposhten nga ndjenjat e tyre.
Edhe pse një divorc nuk është aspak i lehtë edhe për prindërit, ata nuk duhet ta lejojnë veten e tyre të mposhten nga inati apo dhimbja që mund të ndiejnë. Ata duhet të kenë primare nevojat dhe ndjenjat e fëmijëve, pasi ata janë të vegjël dhe ndoshta për shumë gjëra nuk mund të gjejnë mënyrën e duhur për t’u shprehur. Prindri duhet të mundohet të kuptojë si ndihet fëmija në çdo moment.
– Prinërit duhet të mundohen të ruajnë një marrëdhënie të mirë mes tyre edhe pas divorcit.
Ata edhe pse tashmë mund të kenë marrë vendimin për t’u divorcuar duhet të vazhdojnë të jenë “ortakë”, sepse pikërisht ashtu janë, ortakë në rritjen e fëmijës së tyre. Detyra e tyre është ta bëjne rritjen dhe edukimin e fëmijës në mënyrën më të mirë të mundshme edhe pse të ndarë.
– Prindërit duhet të tregohen të kujdesshëm në hapat që hedhin më pas.
Shpesh pas divorcit prindërit zgjedhin të krijojnë një jetë të re, pra një familje të re. Por, për të mirën e fëmijës kjo duhet të bëhët me hapa të ngadaltë. Fëmijët kanë nevojë për kohë në mënyrë që të jenë në gjendje të shikojnë njërin ( ose të dy ) nga prindërit me një person tjetër në krah, dhe për akoma më tepër kohë nëse ky person do të bëjë rolin e “prindit” gjatë një bashkëjetese të mundshme.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X