Problemet e marteses se prinderve dhe shendeti i femijes. Cila eshte lidhja?

0 0

Problemet në martesë shpesh përfundojnë në divorc, dhe të menaxhosh apo pranosh këtë proçedurë është e vështirë, jo vetëm për prindërit por edhe për fëmijën. Ata do të përballen me pasoja në zhvillimin emocional, sjellje si edhe shëndetin e përgjithshëm. Ky përfundim është nxjerrë nga Universiteti “Pittsburgh”. Sipas tyre fëmijët, prindërit e të cilëve janë duke u divorcuar shfaqin më tepër probleme me sëmundjet dhe virozat.

Shëndeti i fëmijës

Sipas ekspertëve, ambient familjar në të cilin do të rriten fëmijët pas divorcit duhet të jetë sa më i përshtatshëm në mënyrë që të mund të parandalohen problemet afatgjata. Sipas tyre problemet që shfaqen më tepër tek këta fëmijë kanë lidhje me inflamacionet respiratore (në rrugët e frymëmarrjes). Sipas studimeve, numri i fëmijëve që shfaq episode rrufe është më i madh krahasuar me ata që kanë një familje të shëndetshme, dhe këto raste do të jenë edhë më të rënda nëse prindërit nuk komunikojnë aspak me njëri-tjetrin pas ndarjes e madje kanë një marrëdhënie të keqe mes tyre. Ata janë shumë të ekspozuar ndaj virusëve.

Si duhet të sillen prindërit?

Studimet kanë përfshirë familje që kishin ndryshime në aspektin social, ekonomik, fëmijët me peshë të ndryshme trupore etj, për të verifikuar rëndësinë e divorcit në përhapjen e virusit. Sipas tyre këto probleme do të shfaqeshin si pasojë e përgjigjes pro inflamacionit së trurit. Prindërit duhet të mbajnë një ekuilibër të mirë mes tyre në mënyrë që zhvillimi emocional dhe fizik të jetë në nivelet e duhura. Nëse fëmija shfaq vështirësi në pranimin e ndarjes së prindërve, ata duhet të bëjnë të pamundurën që të shkojnë sa më mirë me njëri-tjetrin edhe pas ndarjes. Ky është kushti kryesor që të mund të zvogëlohet rreziku i problemeve shëndetësore tek fëmija.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X