Pse disa fëmijë janë më shumë nazelinj se të tjerët për ushqimet – dhe çfarë duhet të bëni

0 0

Të gjithë të vegjëlit në një moment të caktuar bëjnë baze për ushqimin. Disa prindër fajësojnë veten për këtë. Por është momenti që të mos e bëni më këtë pasi hulumtimet  e fundit kanë vërtetuar se mungesa e oreksit tek fëmijët nuk është për shkak se keni dështuar si prind apo për shkak se nuk e keni edukuar siç duhet.

Zakonet e ushqyerjes së fëmijës suaj mund të mos kenë fare të bëjnë me stilin e prindërimit!

Sipas një hulumtimi të kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar, nazet në ushqyerje apo refuzimi për të provuar ushqimet e reja nuk ndikohen shumë nga stilet e prindërimit, por nga gjenetika! Për ta thënë më thjesht, fëmijët që nuk duan të hanë kanë lindur kështu dhe asgjë nga ato që ju mund të bëni nuk do ta ndryshojë këtë.

Megjithatë, autorët e hulumtimit kanë disa këshilla për prindërit. Sigurisht që duhet të shmangni mënyrat me detyrim apo duke e gënjyer me gjëra të tjera:

  1. Prezantojini ushqime të reja. Bisedoni me të rreth nevojës për t’u ushqyer me produkte të ndryshme dhe përfitimet që I sjellin trupit të njeriut. Jepini ushqime të reja një herë në javë me gjërat që fëmija tashmë i pëlqen.
  2. Angazhoni fëmijën tuaj për të gatuar së bashku. Merrini në kuzhinë kur përgatisni një vakt dhe kjo do t’I japë atij ndjesinë sikur ka ndihmuar. Por kujdesuni që të mos përdorë thika apo të mos i afrohet sobës.
  3. Mos I jepni asnjë ushqim të konservuar si patatinat. Përpiquni të shmangni këto kërkesa që kanë të vegjëlit. Në vend të tyre bëjini gjellë në shtëpi dhe mbajeni larg nga fast-food-et.
  4. Vendosni një orar. Përgatisni një orar me kohën kur duhet të hajë dhe nëse ka kërkesa të panevojshme më parë lëreni të presë deri sat ë vijë orari. Sigurohuni që gjithmonë t’I jepni një frut dhe dy gota qumësht çdo ditë.
  5. Sjellja në tavolinë. Mësojini fëmijës se duhet një sjellje e caktuar në tavolinë dhe se si duhet ta përfundojë ushqimin në pjatën e tij.
  6. Përdorni një balncim. Mos I bëni gjërat të prera me thikë. Jepini një lugë akullore apo pak biskota herë pas here. Sjellja strikte e juaja mund ta shqetësojë atë.
  7. Bëhuni një model. Fëmijët kanë zakon të kopjojnë prindërit e tyre. Jini një model i mirë dhe hani ushqim të shëndetshëm me fëmijët tuaj. Kjo është mënyra më e mirë për t’u mësuar atyre sjellje të mira.

Si t’u prezantoni ushqime të reja fëmijëve:

  1. Tregojani kafshatë pas kafshate. Mbani larg ushqimin e tij të preferuar dhe sa më I uritur që të jetë fëmija aq më shumë do të dojë që të shijojë pjatën e re.
  2. Mos përdorni detyrimin. Në këtë mënyrë thjesht do të merrni kundërshtinë e tij për të ngrënë dhe mund t’ia largoni fare dëshirën. Tregojini që t’i kafshojë nga pak të gjitha.
  3. Bëjeni një zakon. Përgatisni shpesh gjellë të reja dhe kjo do ta ndihmojë të pranojë shije dhe përvoja të reja, si pjesë e rutinës së tij.
  4. Mos bëni zëvendësime. Edhe pse ai mund t’ju kërkojë një pjatë tjetër për të zëvendësuar ushqimin, kërkojini që të hajë atë që ju keni përgatitur.
  5. Hani vetë më parë.Mënyra më e mirë për të bindur fëmijën tuaj se gjella është e shijshme dhe e shëndetshme është që të hani vetë më parë. Kjo ndihmon në krijimin e një ndjenje sigurie në mendjen e tij se është e shijshme dhe duhet ta provojë.
  6. Mos pranoni justifikime. Mos e dëgjoni kur ju thotë arsyetime të ndryshme lidhur me ushqimin. Kërkojini që së pari të mbarojë vaktin dhe vetëm atëherë mund të vazhdojë me aktivitete të tjera sit ë shohë televizor apo të dalë për të luajtur.
  7. Krijoni emocion. Duke I shkaktuar kuriozitet se keni përgatitur diçka të veçantë për të do ta bëni që të ndihet i uritur para kohe dhe më pas do të provojë pjatën e re.
  8. Zbukurojeni pjatën dhe përdorni ngjyra të ndryshme produktesh në gatim. Ai do të dojë të hajë më shumë një pjatë që është e zbukuruar pasi kështu do t’I tërhiqni vëmendjen.

Lexo edhe: Orari i drekes ndikon se cfare do hane femijet






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X