Frutat e stinës së verës, çfarë t’i jepni fëmijës sipas moshës

0 0

Të ëmbla, plot aromë dhe plot ngjyra. Frutat zakonisht u pëlqejnë të gjithë fëmijëve, por disa lloje mund të shkaktojnë alergji dhe duhet të shmangni problemet për fëmijën. Pjeshka, kajsitë, luleshtrydhet, qershitë dhe shalqiri duhet të ofrohen në kohën e duhur.

Të pasura me ujë që i mbajnë të hidratuar

Për shkak të nxehtësisë dhe djersitjes, të vegjlit, ashtu si të rriturit, humbin shumë lëngje, të cilat duhet të zëvendësohen. Kjo është arsyeja pse frutat, në sajë të përmbajtjes së ujit (80-90 për qind) dhe kripërave minerale, nxisin hidratimin e trupit, duke e ndihmuar atë të plotësojë lëngjet e humbura dhe mineralet, dhe rregullon temperaturën e trupit.

Shumë vitamina

Frutat përmbajnë shumë lëndë ushqyese: përveç kripërave minerale, ato gjithashtu sigurojnë shumë vitamina. Në verë gjenden në veçanti fruta të pasura me vitaminë C (në luleshtrydhe dhe manaferra), e cila forcon sistemin e mbrojtjes natyrore dhe beta-karoten, pararendës i vitaminës A (në kajsi, pjeshkë dhe pjepër). Sidomos në verë, beta-karoteni ndërhyn në sintezën e vitaminës D, e rëndësishme për mirëqenien e kockave, e cila aktivizohet pikërisht nga drita dhe rrezet e diellit.

Rreziku i alergjisë

Kushtojini vëmendje kohës kur i përfshini në dietë, sepse jo të gjitha frutat e verës shkojnë mirë që nga fillimi, pasi kur futen shumë herët mund të shkaktojnë alergji.

Nga 4-6 muaj

Bananet dhe kumbullat janë ndër frutat e para që i jepen të vegjëlve në fillim të futjes së ushqimeve të ngurta për shkak të aromës së tyre, ëmbëlsisë dhe tretshmërisë së lartë.

10 muaj

Mushmollat, pjeshkat dhe kajsitë mund të ofrohen të freskëta për të vegjlit vetëm pas dhjetë muajve sepse ato mund të shkaktojnë alergji.

12 muaj

Shalqiri dhe pjepri, fillohen në këtë fazë sepse ato mund të jenë të vështira për t’u tretur më parë.

Pas 2 vitesh

Luleshtrydhet, qershitë, rrushi, arrat (arra, lajthi, bajame, kikirikë dhe fistikë) nuk duhet të ofrohen para kësaj moshe sepse ato janë shumë alergjike nëse fëmija është i përgatitur.

Lexo edhe: Supe me perime vere






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X