5 Arsyet pse duhet të shmangni telefonin ndërsa jeni duke ushqyer me gji foshnjën tuaj

0 0

Ushqyerja me gji është një përvojë e bukur. Kur ushqeni me gji foshnjën tuaj jo vetëm që jeni duke i plotësuar atij kërkesat ushqyese, por gjithashtu ky gjest ju ndihmon të lidheni me fëmijën tuaj. Nëse jeni një nënë e re, do të shihni se si do t’ju duhet të bëni shumë detyra në të njëjtën kohë.

Jeta juaj ndryshon sipas rutinës së foshnjës. Ndonjëherë, mund të ta përdorni telefonin tuaj për të shkruar mesazhe ndërsa jeni duke ushqyer foshnjën me gji, për të mos humbur kontaktet me miqtë dhe të afërmit.

Ky gjest është shumë i kuptueshëm por ka disa arsye përse përdorimi i telefonave ndërsa jeni duke i dhënë gji foshnjës mund të mos jetë një ide e mirë. Ja arsyet:

1.Përdorimi i celularit gjatë kohës së gjidhënies bën që të ndaloni kontaktin me sy me foshnjën tuaj. Studimet tregojnë se kontakti me sy midis një nëne dhe një fëmije gjatë gjidhënies në 6 muajt e parë të jetës së tij është jashtëzakonisht i rëndësishëm për të forcuar lidhjen me nënën. Duke parë telefonin tuaj, ju humbisni kontaktin sy në sy me fëmijën. Hulumtimet gjithashtu kanë treguar se kontakti me sy midis nënës dhe fëmijës i bën emocionet dhe trurin e tyre të sinkronizohe Kjo ndihmon në përmirësimin e aftësive të të mësuarit dhe komunikimit në të ardhmen për fëmijën.

2.Mund të bëjë që fëmija juaj të ketë nevojë për vëmendjen tuaj. Kur jeni të hutuar me telefonin gjatë ushqyerjes me gji, i vogli juaj mund të ndiejë ndryshimin sa i përket vëmendjes që po i “kushtohet” dhe mund të fillojë të ulet ose të tërheqë fytyrën tuaj drejt tij. Kjo gjë sigurisht mund të jetë e bukur, por mund ta bëjë fëmijën gjithnjë e më të ndjeshëm. Një studim ka treguar se kur foshnjat e vërejnë që s’kanë vëmendje nga të rriturit, tek ata lëshohen hormone e stresit dhe ata mund të vihen në panik dhe të qajnë.

3.Duke mos pasur vëmendjen tek fëmija ju e vini atë në rrezik. Kur nuk e keni mendjen gjatë ushqyerjes me gji tek fëmija, ju mund të jeni duke humbur sinjale të vogla që tregojnë se diçka nuk po shkon. Për shembull, për t’u siguruar që fëmija nuk po thith më shumë qumësht se sa duhet duhet të përdorni teknikën e kapjes së gjirit, në mënyrë që të mos rrezikoni të mbytet. Ushqyerja me gji është koha e përkryer për t’u zhytur në ndjenjën e të qenit një nënë që kujdeset për fëmijën e saj.

4.Shtoni rrezikun e ekspozimit ndaj rrezatimit të telefonit. Telefonat celularë lëshojnë rrezatim dhe fëmija juaj, duke qenë aq i vogël, mund të thithë këto rrezatime. Radiovalët janë kryesisht të vazhdueshme, por rrezatimet e telefonit celular zakonisht janë të paqëndrueshme. Megjithatë, ato mund të dëmtojnë strukturën e ADN-së së foshnjës, qelizat e trurit, dhe të shkaktojnë kancer dhe sëmundje të tjera. Pra, sigurohuni që ta mbani celularin tuaj larg fëmijës tuaj jo vetëm gjatë dhënies së gjirit, por pothuajse gjatë gjithë kohës.

5.Mund t’ju bëjë të mos gjeni modelin e duhur të gjidhënies që duhet të ndiqni. Bebet kanë modele të caktuara për mënyrën se si ushqehen me gji dhe është e rëndësishme për ju që të shkoni në gjurmët e tyre në mënyrë që i vogli juaj të marrë sasinë më të mirë të qumështit që mund t’i jepni. Kur i kushtoni vëmendje, mund vini re se si ndryshime të vogla bëjnë që fëmija juaj të jetë më i kënaqur me pozicionin e tij, ose e anasjellta.

Lexo edhe: Si te eleminohet ushqyerja me gji gjate nates?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X