Një e treta e personave që janë në një marrëdhënie ose të martuar kanë rënë pre e teknologjisë, duke i kushtuar më shumë rëndësi celularit sesa partnerit, apo gjërave që ndodhin në familje.
Si i kaloni mbrëmjet?
Nëse mbrëmjet tuaja i kaloni duke qëndruar ulur në skajet e kundërta të divanit me partnerin, të lodhur dhe vazhdimisht duke i bërë refresh faqes së instagramit, ju jeni shumë të lidhur pas atij ekrani. Hiqeni telefonin nga dora dhe lidhuni me njëri-tjetrin.
Çfarë po ndodh në shfaqjen televizive që jeni duke parë?
Ju me siguri nuk e dini apo jo? Sepse e keni ndezur kot televizorin, në të vërtetë jeni duke parë telefonin dhe çfarë po ndodh në rrjetet sociale.
Çfarë sapo tha partneri juaj?
Sa herë i thoni partnerit “Çfarë”, kur ai thotë diçka? Është koha të kërkoni falje e të përqëndroheni në marrëdhënien reale jo vetëm atë virtuale.
Kur ka qenë hera e fundit që keni diskutuar për diçka të rëndësishme me partnerin?
Mbaj mend që biseda ime e rëndësishme me partnerin ka qenë lidhur me një ndryshim të aplikacionit të WhatsApp. A është kjo mënyra si duhet të jetë një martesë moderne e ditëve të sotme?
Çfarë ishte ajo zhurmë?
Dëgjoni një zhurmë nga një ambient i shtëpisë prej disa minutash, por nuk e hiqni telefonin nga dora? Mund të jetë fëmija juaj që ka nevojë për ju, mund të jetë prishur diçka me rëndësi etj. Majft e patët mendjen vetëm te telefoni.
Lexo edhe: 6 gjerat qe i japin fund nje martese
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu