Mediat britanike kanë nisur të shkruajnë se Princ Harry dhe Meghan Markle e konsiderojnë rritjen e fëmijës së tyre “neutral”sa i përket gjinisë dhe për këtë arsye nuk do të zbatojnë stereotipet e zakonshme për fëmijën vajzë apo djalë.
Daily Mail shkruan se Dukesha e Sussex u ka treguar mikeshave të saj që fëmija i tyre do të ketë një “qasje fluide” rreth gjinisë që do të ketë dhe se çifti nuk do t’i imponojë bebes asnjë stereotip.
Pra, çfarë do të thotë kjo në të vërtetë?
Deri tani skenari më i mundshëm është se çifti mund të zgjedhë të heq dorë nga zgjedhja e ngjyrave tradicionale që përputhen me gjininë e foshnjës. Ata gjithashtu mund të shmangin lodrat konvencionale të njëanshme gjinore, të tilla si kukulla për vajza dhe makina për djemtë.
Lajmi është përapur anembanë botës dhe nëse është i vërtetë kjo do të jetë foshnja e parë e familjes mbretërore që do të rritet pa gjini. Meghan me sa duket është e vendosur të ndryshojë mënyrën se si rriten të vegjlit në familjen mbretërore. Ajo ka zgjedhur ngjyrat neutrale, gri ose të bardha për këndin e lojërave të fëmijës në shtëpinë e saj të re, në vend që të zgjidhte blunë apo rozën.
Është bërë tashmë e ditur se dukesha ka vendosur të jetë vetvetja në Pallatin Mbretëror.
“Ajo është një grua 37 vjeçare e cila kishte një karrierë përpara se të vinte këtu. Ajo do të ketë ide të reja dhe ndikime mbi gjërat, ” ka treguar një burim i ngushtë.
Sussexët publikisht nuk kanë treguar asgjë për gjininë e fëmijës së tyre. Por para pak ditësh u tha se Meghan kishte treguar në rrethin shoqëror se ishte në pritje të një djali.
Cilado qoftë gjinia, ata që janë afër çiftit këmbëngulin se dyshja do të jenë prindër “të hapur dhe liberalë”.
Nga ana tjetër Kate dhe William janë prindër modernë, por jo në atë masë sa Meghan dhe Harry.
Princi George po merr mësime në Montessori dhe merr pjesë në një shkollë bashkëprofesionale në Battersea, në jug të Londrës. William dhe Kate bëjnë drejtimin e shkollës dhe fëmijët gëzojnë jetë relativisht normale.
Meghan e ka transformuar burrin e saj në shumë mënyra: Harry ka hequr dorë nga alkooli për t’u solidarizuar me gruan e tij shtatzënë, ka lënë duhanin dhe kohët e fundit është zbuluar se ai e fillon ditën duke medituar. Por Duka është ende shumë tradicionalist në zemër. Ai ka vazhduar pasionin e tij për gjueti dhe qitje, pavarësisht nga dashuria e Meghan për kafshët.
Lexo edhe: Pse dukesha Meghan Markle nuk do te marre dado per femijen e saj?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu