Princi, një bashkëshort për t’u marrë shembull, heq dorë nga dëshirat e tij për bashkëshorten shtatzanë

0 0

 

Burrat në të gjithë botën duhet të marrin shembull nga Princi Harry dhe mënyra si ai po mbështet dukeshën Meghan Markle gjatë shtatzanisë së saj. Të gjitha gratë që e kanë provuar shtatzaninë i dinë ndjenjat e sikletshme të të vjellave, të përzierave, neverisë ndaj disa ushqimeve si dhe heqjen dorë nga gjëra që më parë mund t’i kenë pëlqyer si për shembull kafeina ose alkooli. Por për dukeshën e Kembrixhit kjo është bërë më e lehtë, sepse ajo ka gjetur mbështetjen totale të bashkëshortit Harry, i cili po kalon këto muaj të shtatzanisë së saj pa konsumuar kafe dhe alkool.

Ndryshimi i menjëhershëm ka habitur të gjtihë dashamirësit te tij, që ishin mësuar ta shihnin si një person që i donte mbrëmjet festive, ku edhe pihet alkool.

Miqtë e afërt të princit thonë se ky ndryshim në stilin e jetesës është pasqyruar në gjendjen e tij fizike dhe mendore. “Markle i mësoi atij një mënyrë të re të shëndetshme të të jetuarit, të cilën ai e ka përqafuar më së miri. Ai është më i lumtur, ha mirë, bën sporte e yoga”.

Nuk e dimë nëse ky ndryshim do të jetë i përhershëm, megjithatë për këtë periudhë ai meriton përgëzimin e të gjithëve që po solidarizohet kaq shumë me të shoqen.

Lexo edhe: “Jeta ime ne nje foto”, Mozzik poston te bijen duke fjetur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X