Kur isha shtatzanë me djalin tim të parë unë kurrë nuk e mendoja momentin e lindjes. Fakti që e imagjinoja shumë larg atë moment më ngushëllonte dhe më largonte stresin e ankthin.
Por, kur shkova për ultratingullin tim të pesëmujorit u diagnostikova me placentë previa, një gjendje që do të thotë që placenta juaj po shtrihet në majë të hapjes së qafës së mitrës, duke bllokuar rrugën e daljes së fëmijës. Është një problem që vë shtatzëninë tuaj në rrezik të lartë.
Të ballafaquar me një situatë të tillë mjekët në këshilluan të kryenim prerje cezariane në javën e 37 ose 38 të shtatzanisë. Në atë moment e kuptova që nuk do të lexoja më asnjë artikull lidhur me lindjen natyrale. Kjo gjë më trishtoi dhe më dolën lotë.
Por, jeta vazhdon. Unë kam qenë mjaftueshëm me fat që pata një operacion të suksesshëm, linda një djalë të shëndetshëm, gjithçka shkoi mirë dhe unë jam mirë. Plaga ime u shërua shpejt, dhimbja u pakësua.
Shtatzania ime e ardhshme përfundoi në një abort. Por shtatzënia ime e tretë ishte e shëndetshme, pa ndonjë komplikacion dhe kam bërë plane për të provuar një lindje vaginale pas asaj me operacion.
Megjithëse tani isha 39 vjeç dhe përsëri konsiderohesha me rrezikshmëri të lartë për shkak të moshës sime të avancuar, mjeku im ishte optimist se mund të përjetoja lindjen vaginale. Isha mirënjohëse për këtë besim dhe menjëherë ndjeva etjen e njëjtë të thellë për të provuar dhe për të ndihmuar fëmijën tim që të kalonte përmes kanalit të lindjes.
Por as këtë herë nuk munda. Përfundova sërish në operacion në javën e 41.
Unë vërtet e desha shumë një lindje natyrale, dhe këtë e kuptova kur isha e privuar nga kjo mundësi. Por, megjithatë ndihem një nënë me shumë fat. Unë kam mësuar shumë nga fëmijët e mi. Jam bërë shumë më e vetëdijshme për trupin tim.
Isha e befasuar kur isha shtatzënë të ndieja lëvizjet e foshnjave të mia, kaq të dallueshme, brenda meje. Isha e befasuar kur mësova atë që një trup mund të durojë gjatë gjithë procesit të lindjes, dhe atë që duron në javët e ardhshme pa gjumë, ndërkohë që ende ka gjakderdhje.
Fëmijët e mi më kanë dhënë kaq shumë gjëra. Por ndoshta gjëja për të cilën jam më shumë mirënjohëse është se si ata më mësuan të zotëroj trupin tim.
Lexo edhe: A mund te bej lindje natyrale pas lindjes me operacion?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu