A mund të bëj lindje natyrale nëse kam diabet gestational?

0 0

Gjatë shatztanisë unë jam prekur nga diabeti gestational. A është e mundur që në këtë gjendje të bëj lindje natyrale?

Nëse keni diabet gestational, kjo nuk do të thotë se domosdoshmërisht ju nuk jeni në gjende të bëni lindje natyrale. Shanset për lindje natyrale do të rriten, nëse mbani mirë të kontrolluara nivelet e sheqerit në gjak.

Gjithsesi, në varësi të ecurisë së shtatzanisë suaj, mjeku do të sugjerojë cila është mënyra më e mirë e lindjes për ju.

Arsyeja për kujdesin e mjekut tuaj është se nëse vuani nga diabeti gestational, ju keni më shumë gjasa të:

  • Zhvilloni para-eklampsi;
  • Keni një fëmijë të madh, me një peshë lindje prej 4.5 kg.

Pritja e një fëmije të madh nuk përjashton lindjen vaginale. Pothuajse dy të tretat e foshnjave të mëdha lindin në mënyrë natyrale.

Megjithatë, kjo mund të rrisë rrezikun e dikotisë së shpatullave, kur fëmija ka vështirësi të dalë, për shkak të madhësisë së shpatullave dhe mjekët detyrohen të bëjnë ndërhyrje.

Lindja e një fëmije me peshë të madhe rrit rrezikun:

  • të keni prerje gjatë lindjes;
  • të humbni një sasie të madhe gjaku;

Jo të gjitha gratë me diabet gestational  kanë foshnja të mëdha, sidomos kur sheqeri në gjak është i kontrolluar mirë.

Ka shumë që mund të bëni tani për t’u siguruar se sheqeri në gajk është i qëndrueshëm:

  • ndiqni një dietë të shëndetshme;
  • ushtrohu rregullisht;
  • mbani nën kontroll peshën.

Lexo edhe: Diabeti gjate shtatzanise: Te gjitha rreziqet per nenen dhe femijen






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X