Prindërit duan të besojnë se produktet që konsumojnë fëmijët e tyre janë të sigurta për shëndetin. Për fat të keq, një nënë ka dëshmuar se nuk është gjithmonë kështu. Ajo ka shpërndarë në rrjetet sociale prova se ka gjetur në kutinë e vitaminave të vajzës së saj copa metalesh.
Metal në vitamina
Nëna ka treguar se e ka kuptuar praninë e copës së metalit nga fundi i përdorimit të vitmainave dhe nuk e di sa të tilla mund të ketë gëlltitur e bija. Nga ekzaminimet, një copë e tillë është gjetur brenda në trupin e së bijës, ndërkohë që mjekët bëjnë thirrje të kontrolloni nëse jashtëqitja e fëmijës suaj mund të jetë me gjak.
Metale të padukshme
Nëna tregon se kjo copë metali ishte e ngulitur në sipërfaqen e vitaminës, ndërsa të tjera nuk kishte të dukshme. Megjithatë ajo bëri një provë tjetër duke përdorur një magnet i cili tërhoqi copëzat e tjera të padukshme për syrin e lirë.
Prandaj, nëna i bën thirrje të gjithë prindërve të bëjnë kujdes dhe të jenë vigjilentë me çdo produkt që përdorin për fëmijët.
Lexo edhe: A duhet t’i jap multivitamina femijes?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu