Nëse në grupin tuaj shoqëror, bëheni nëna në një periudhë shumë afër njëra-tjetrës, kjo ka një shpjegim shkencor. Shtatzania mund të jetë ngjitëse.
Autorët e një studimi të vitit 2014, të publikuar në Shoqatën Amerikane të Sociologjisë thonë se fëmija i një shoqeje ndikon pozitivisht në marrjen e rrezikut të një individi për t’u bërë prind.
Për studimin, studiuesit analizuan të dhënat e mbi 1,720 grave nga mesi i viteve 1990 deri në mesin e viteve 2000.
Gjatë intervistave, gratë vunë në dukje deri në 10 “lidhje miqësie”, të cilat i dhanë mundësi hulumtuesve për kërkimin e tyre.
Studiuesit thonë: “Ne kemi gjetur se rreziku i lindjes së një fëmije fillon të rritet pas lindjes së një shoqeje”.
Për këtë ndikojnë tre faktorë:
- Gratë mund të jenë më të prirura për t’u futur në rrugën e amësisë, kur shohin një shoqe të ngushtë që t’ja dalë me sukses.
- Gratë mund të mos duan të ndihen “të lëna pas” nëse mikeshat e tyre tashmë nëna organizohen së bashku.
- Nga shumë pikëpamje logjistike, ekzistojnë disa përfitime financiare nëse dy mikesha e dinë se mund të koordinojnë aktivitetet dhe kujdesin për fëmijët.
Nuk është vetëm koha e shtatzanisë që ndikon mikeshat, por edhe numri i fëmijëve që ato kanë.
Lexo edhe: Ulje e numrit te lindjeve, nenat nuk gjejne mbeshtetjen qe u duhet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu