Migrena, përse gratë vuajnë më shumë se burrat?

0 0

Migrena është një sëmundje shumë e përhapur, por jo shumë “e drejtë”: në fakt, ajo prek kryesisht gratë. Gratë preken tre herë më shumë se burrat dhe për më tepër vuajnë nga forma më të ashpra dhe intensive. Konfirmimi vjen nga raporti i Shoqatës për Studimin e Shëndetit të Grave, botuar në revistën mjekësore Journal of Women’s Health.

Migrena një dhimbje që nuk ka afat

Migrena është një formë dhimbje koke e karakterizuar nga sulme të përsëritura, të cilat ndodhin me frekuencë shumë të ndryshueshme dhe mund të zgjasin disa orë ose ditë. Dhimbja intensive, pulsuese fillon ngadalë, zakonisht nga vetëm një anë e kokës dhe pastaj intensifikohet.

Së bashku me 11 sëmundje të tjera

Sipas raportit të Shoqërisë për Studimin e Shëndetit të Grave, migrena prek 43% të grave, krahasuar me 18% të meshkujve. Përveçse janë më të prekshme, gratë gjithashtu kanë simptoma më të rënda që zgjasin më shumë. Në gjininë femërore, në fakt, kjo lloj dhimbje koke mund të shoqërohet me 11 sëmundje të tjera, të tilla si depresioni, ndërsa te meshkujt vetëm pesë sëmundje të tjera.

Roli i hormoneve

Por pse gratë janë më të prirura ndaj migrenave? Një prej hipotezave është se origjina e dallimeve gjinore gjendet në ndryshimet hormonale që ndodhin çdo muaj në gjininë femërore, në lidhje me ciklin menstrual. Mekanizmi i ndërveprimit ende nuk është kuptuar plotësisht. Megjithatë, sipas ekspertëve estrogjeni dhe progesteroni, hormonet seksuale te femrat luajnë një rol të rëndësishëm në këtë drejtim: kur nivelet e tyre janë të larta, në përgjithësi, krizat e dhimbshme janë më pak të shpeshta, dhe kur normat e tyre janë të ulëta, gratë janë më të prekshme ndaj dhimbjes së kokës.

Luhatjet e estrogjenit

Në veçanti, rënia e papritur e estrogjenit që ndodh në disa momente në jetë dhe në lidhje me menstruacionet është e dëmshme. Në fakt, kjo ndodh për shkak të reduktimit të endorfinit beta, substancë e prodhuara nga truri që luan një rol të rëndësishëm në uljen e ndjeshmërinë ndaj dhimbjes. Nga ana tjetër shkakton një rritje të oksidit nitrik, i cili shkakton dhimbje.

Lexo edhe: Çfare eshte migrena e barkut dhe si ta kuptoni nese femija vuan?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X