Obeziteti është ndër faktorët e parë të rrezikut në të gjitha moshat. Dy studime të kohëve të fundit theksojnë se te fëmijët kilogramët e tepërt mund të shkaktojnë sëmundje serioze. Në fakt, te fëmijët mbipeshë mundësia e rrezikut për zemrën dhe mëlçinë rritet shumë.
Tensioni i lartë i gjakut dhe keqformimet
Studimi i parë nga Universiteti i Bristol School of Medicine në Mbretërinë e Bashkuar u përqendrua në transformimet që obeziteti mund të shkaktojë në zemër në një afat të gjatë. Mostra e marrë ishte e përbërë nga 14 mijë djem nga 17 deri në 21 vjeç. Rezultatet theksuan sesi një indeks i lartë i masës trupore ndikon në zhvillimin e zemrës. Ai sjell rritje të presionit të gjakut, që shkakton zgjerimin e barkushes së majtë dhe një ndryshim të vërtetë dhe enët e gjakut të zemrës. Trashja e mureve të enëve të gjakut është një nga këmbanat e para të alarmit për arteriosklerozën.
Cirroza e mëlçisë dhe kanceri
Hulumtimi i dytë vjen nga Suedia dhe u zhvillua me 1.2 milion djem në moshën 17-19 vjeç. Gjendja shëndetësore e të rinjve është monitoruar deri në 30 vjet. Analiza tregoi se rreziku i cirrozës së mëlçisë dhe kancerit të mëlçisë rritet te adoleshentët me probleme të mbipeshës. Rritja e rrezikut mund të rritet edhe me 217%. Kur kilet e tepërta shoqërohen gjithashtu me probleme të diabetit, përqindja rritet deri në 328%.
Mendimi i ekspertit
Siç është theksuar nga Domenico Alvaro, president i Shoqërisë italiane të Gastroenterologji, studimi paraqet një nxitje e rëndësishme për studiuesit në Gastroenterologji dhe Hepatologji që të përqendrojnë përpjekjet e tyre në drejtim të parandalimit të sëmundjeve të mëlçisë, me vëmendje të veçantë për të ushqyerit, kontrollin e peshës dhe kufizimet në konsumimin e alkoolit.
Lexo edhe: Obeziteti i lidhur me depresionin tek femijet
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu