Pas kthimit nga pushimet gjasat janë që të humbisni ngjyrën e bukur të lëkurës. Kjo ndodh sepse shtresat më sipërfaqësore të epidermës kanë tendencë të përtërihen duke eliminuar qelizat e ngordhura. Megjithatë, ekzistojnë truket e vogla që ndihmojnë në sigurimin e një ngjyre të errët të qëndrueshme.
Përpiquni të mos laheni me ujë shumë të nxehtë dhe masazhoni trupin përpara se të hyni në ujë. Kjo krijon një barrierë mbrojtëse në lëkurë që izolon kontaktin me ngrohjen.
Përdorni larës të butë, me ekstrakte bimore që e mbajnë lëkurën të butë. Nëse keni ndonjë produkt me ekstrakte karote është më mirë, sepse ndihmon në mbajtjen e ngjyrës.
Nëse lëkura është e ndotur dhe e thatë, ngjyra çokollatë nuk do të zgjasë shumë. Përkundrazi, do të ketë kohëzgjatje më të madhe nëse e ushqeni dhe hidratoni lëkurën.
Pas dushit ju nevojiten lëngje ose vajra që mund t’i aplikoni në trup ende të lagësht duke i bërë ato të depërtojnë me një masazh të shpejtë. Delikate dhe të lehta, ato absorbohen menjëherë dhe bëjnë punën e tyre në thellësi pa lënë gjurmë të yndyrës.
Fytyra është pjesa ku ngjyra shpejt humbet intensitetin e saj. Ajo zgjat më gjatë nëse përdorni, në vend të trajtimit të zakonshëm të natës, një nga produktet e posaçme për të ruajtur ngjyrën dhe për ta intensifikuar atë.
Lexo edhe: E djegur apo cokollate? E percaktojne gjenet
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu