Plazhi ne shtatzani, nxirja e lekures dhe dyshimet me te shpeshta

0 0

Nëse mendoni se plazhi gjatë shtatzanisë është i ndaluar atëherë gaboheni! Nëse tregoni kujdesin e duhur mund të merrni rreze për të marrë një ngjyrë të bukur në lëkurë, dhe duke qënë kështu po ju heqim dyshimet më të shpeshta që mund të lindin në mendjen tuaj në lidhje me këtë.

A është i ndaluar dielli në shtatzani?

Absolutisht jo! Ai është një burim mirëqënie për nënën e ardhshme, kryesisht përsa i përket vitaminës D  e cila forcon kockat, stimulon sistemin imunitar, dhe sjellin humor të mirë. Evitoni orët më të nxehta pasi mund të provokohen edhe gjendje të fikti.

Si të mbrohemi nga dielli?

Gjithmonë me anën e një kremi me faktor të lartë, pasi lëkura është edhe më tepër e ndjeshme se zakonisht. Përdorni për trupin dhe fytyrën një krem me faktor 30+ ose 50+ duke e aplikuar çdo dy orë ose pas çdo banjoje.

Mund të shfaqen njollat e errëta?

Duke qënë se rritet niveli i melaninës (substanca që ngjyros lëkurën) shenjat do të shfaqen në lëkurë nëse do të nxiheni. Ajo do të akumulohet duke formuar njollat tipike dhe vendosja e kremit me faktor shumë të lartë është një nga mënyrat që mund të mbani nën kontroll problemin.

A duhet të mbrojmë këmbët nga rrezet e diellit?

Nëse enët e gjakut janë të zgjeruara dhe gjatë mbrëmjes ju fryhen apo peshojnë shumë do të ishte mirë të evitonit ekspozimin direkt në diell. Idealja do të ishte të merrnit rrezet e para të mëngjesit ose mbrëmjes, duke i freksuar vazhdimisht këmbët dhe duke ecur edhe në ujë.

Në darkë, a duhet të vendosim krem pas diellit?

Gjithmonë. Kjo do të rregullojë lëkurën dhe do të ndiheni më të qetë. Ato mund të qetësojnë skuqjet dhe irritimet, duke hidratuar lëkurën, dhe nga ana tjetër nxirrja do të zgjasë më shumë.

Lexoni dhe: Çfarë nuk duhet të mungojë në çantën tuaj të plazhit?

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X