Një nënë nga Kolorado ka bërë një thirrje të rëndësishme për të gjithë prindërit në profilin e saj në Facebook.
Ajo ka ndarë me gjithë miqtë virtualë historinë e saj që mund të kishte përfunduar në tragjedi. Lindsey Mciver tregon se kishte blerë një lavatriçe të re dhe sapo e kishte vënë në përdorim.
Çifti shkoi për të fjetur, duke porositur fëmijët e tyre të vegjël që të mos i afroheshin dhe të mos e preknin lavatriçen për asnjë arsye.
Por, në vend të kësaj, ndodhi diçka e pabesueshme.
Të nesërmen në mëngjes, kujton Lindsey, ajo dhe burri i saj ishin zgjuar nga klithmat e dëshpëruara të djalit të tyre 4-vjeçar dhe kuptuan se arsyeja e dëshpërmit të tij ishte motra 2-vjeçare që kishte ngecur brenda lavatriçes.
Vajza, vetëm dy vjeçe, kishte qenë e bllokuar brenda pajisjes, sapo ajo po fillonte të mbushej me ujë.
“Vajza po bërtiste, por askush nuk mund ta dëgjonte. Ne arritëm ta ndalonim makinën larëse dhe ta hapnim derën, në mënyrë që të dilte. Përveç gungave në kokë, nuk kishte ndonjë dëm të veçantë”, – ka shkruarLindsey Mciver në Facebook.
Për të është ende e paarsyeshme sesi makina larëse, nëse mbetet pa mbikëqyrje, mund të jetë me të vërtetë e rrezikshme për fëmijët e vegjël.
“Vazhdimisht befasohemi me mënyrat e reja të cilat mund t’iekpozojnë ndaj vdekjes fëmijët tanë dhe lavatriçja ishte një nga këto mënyra”.
Kurrë mos e nënvlerësoni rrezikun
Në janar, në Japoni, një fëmijë vdiq brenda lavatriçes, i drejtuar nga kureshtja dhe dëshira për të njohur gjëra të reja. Mbyllja automatike u bë një kurth i vërtetë për foshnjën, ndërkohë që babai i pranishëm në shtëpi, po flinte.
Lexo edhe: Siguria e femijes brenda shtepise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu