Siguria e foshnjes suaj varet nga kujdesi dhe vëmëndja që do të keni për ta larguar atë nga rreziqet. Është e drejtë ta mbrosh atë por duhet të respektosh edhe kuriozitetin e zakonshëm dhe dëshirën e vogëlushit për të njohur atë që e rrethon, pasi atij do t’i duhet të provojë gjithmonë rrethana të reja.
Shtëpia
Shtëpia zakonisht konsiderohet si vendi më i sigurtë për foshnjen, por shpesh nuk është kështu. Prandaj duhet të keni gjithmonë kujdes:
• të mos e lini të rrëzohet nga vendi i posaçëm për ndërrim, nga lavamani, ose nga karroca;
• të mos e vendosni djepin ose karrocën mjaft afër burimeve të nxehtësisë si sobat ;
• të mos lini djepin ose karrocën në ballkon, ose në kopësht, apo në plazh, nën diell;
• kujdes me temperaturën e ujit të larjes apo banjës;
• mos përdorni pudër;
• të mos gatuani e të mos përdorni tenxhere, xhezve, etj afër tij;
• objektet e vendosura në raftet afër djepit, pasi ato mund të bien;
• kur vëllezërit luajnë, duhet të jeni të vëmendshëm pasi ata mund t’i hedhin lodrat e tyre prandaj duhet të mbani gjithmonë nën kujdes shtratin ose karrocën kur vëllezërit e vegjël i afrohen bebit;
• kujdes ndaj gjithçkaje që mund të futet në gojën e fëmijës (pjesët e një lodre, tapat me përmasa të vogla etj).
Në udhëtim
Në autoveturë bebi duhet të ulet në karriken e posaçme për të, në ndenjësen e pasme të makinës, në drejtim të kundërt me lëvizjen. Sexholino duhet të fiksohet tek sedilja e makinës me rripin e sigurisë. Të gjitha qëndrimet e tjera (si për shëmbull mbajtja në krah e foshnjes, ose ulja në sediljen e pasme pa sexholino etj), janë shumë të rrezikshme në rast frenimi apo përplasjeje të makinës dhe janë të ndaluara me ligj.









Pesha ideale
Ditët e ovulimit
Dita e lindjes
Adblock
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu