Infeksionet e veshit tek fëmijët janë të zakonshme, por nuk keni pse të shqetësoheni.
Shumë fëmijë nuk kanë nevojë për antibiotikë dhe mund ta trajtoni me ilaçe shtëpie, siç janë acetaminofen ose napa të ngrohta dhe pirja e sa më shumë lëngjeve.
A janë të nevojshëm antibiotikët për të trajtuar infeksionin e veshit?
Trajtimi për një infeksion të veshit tek një fëmijë varet nga lloji dhe dhimbja që ai ndjen. Mjekët japin ilaçe për disa infeksione, por në shumë raste sistemi imunitar i fëmijës e lufton vetë infeksionin. Kjo për shkak se antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), antibiotikët shkaktojnë diarre dhe të vjella në 15 % të fëmijëve.
5 % mund të kenë një reaksion alergjik, i cili mund të jetë serioz për jetën e disa fëmijve.
Brenda 24 orëve të para, rreth 60 % e fëmijëve ndihen më mirë. Nëse nuk ka përmirësim ose infeksioni bëhet më keq gjatë kësaj kohe, atëherë është koha për të marrë antibiotikë.
Për një foshnjë 3 muajsh duhet të bisedoni me mjekun përpara se t’i jepni ndonjë ilaç.
Trajtimi:
Napa të ngrohta
Mbajtja e një nape të ngrohtë në vesh mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.
Lëngje
Sa më shumë lëngje të pijë një fëmijë aq më shumë e ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.
Simptomat:
Mungesa e oreksit mund të jetë një sinjal kur fëmija ka një infeksion në vesh. Një tjetër shenjë sesi mund ta kuptoni qe femijes i dhemb veshi është se e tërheq fort . Megjithatë AAP thekson se ky veprim mund të jetë një refleks vetë-qetësues tek shumë fëmijë të vegjël ose thjesht mund të jetë një eksplorim që ai i bën vetes.
Simptoma të tjera:
- Qan vazhdimisht;
- Të vjella ose diarre;
- Mungesë oreksi;
- Vështirësi në gjumë ose dëgjim;
- Ethe ose dhimbje koke;
- Dyllë tek veshët;
- Një erë e pakëndshme që vjen nga veshët.
Infeksionet e veshit tek fëmijët janë të zakonshme, por nuk keni pse të shqetësoheni.
Shumë fëmijë nuk kanë nevojë për antibiotikë dhe mund ta trajtoni me ilaçe shtëpie, siç janë acetaminofen ose napa të ngrohta dhe pirja e sa më shumë lëngjeve.
A janë të nevojshëm antibiotikët për të trajtuar infeksionin e veshit?
Trajtimi për një infeksion të veshit tek një fëmijë varet nga lloji dhe dhimbja që ai ndjen. Mjekët japin ilaçe për disa infeksione, por në shumë raste sistemi imunitar i fëmijës e lufton vetë infeksionin. Kjo për shkak se antibiotikët mund të shkaktojnë efekte anësore.
Sipas Akademisë Amerikane të Pediatrisë (AAP), antibiotikët shkaktojnë diarre dhe të vjella në 15 % të fëmijëve.
5 % mund të kenë një reaksion alergjik, i cili mund të jetë serioz për jetën e disa fëmijve.
Brenda 24 orëve të para, rreth 60 % e fëmijëve ndihen më mirë. Nëse nuk ka përmirësim ose infeksioni bëhet më keq gjatë kësaj kohe, atëherë është koha për të marrë antibiotikë.
Për një foshnjë 3 muajsh duhet të bisedoni me mjekun përpara se t’i jepni ndonjë ilaç.
Trajtimi:
Napa të ngrohta
Mbajtja e një nape të ngrohtë në vesh mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes.
Lëngje
Sa më shumë lëngje të pijë një fëmijë aq më shumë e ndihmon në lehtësimin e dhimbjes.
Simptomat:
Mungesa e oreksit mund të jetë një sinjal kur fëmija ka një infeksion në vesh. Një tjetër shenjë sesi mund ta kuptoni qe femijes I dhemb veshi është se e tërheq fort . Megjithatë AAP thekson se ky veprim mund të jetë një refleks vetë-qetësues tek shumë fëmijë të vegjël ose thjesht mund të jetë një eksplorim që ai i bën vetes.
Simptoma të tjera:
- Qan vazhdimisht;
- Të vjella ose diarre;
- Mungesë oreksi;
- Vështirësi në gjumë ose dëgjim;
- Ethe ose dhimbje koke;
- Dyllë tek veshët;
- Një erë e pakëndshme që vjen nga veshët.
Lexo edhe: Dhimbjet e veshit
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu