Dera e frigoriferit ishte e hapur. Fëmija im kishte nxjerrë çdo shishe me ujë dhe çaj dhe i kishte hedhur ato në dyshemenë e kuzhinës. E gjithë kjo ndodhi në pak minuta, kur unë shkova në tualet.
Sapo hyra në kuzhinë dhe e pashë gjithë këtë rrëmujë, e dija se kisha dy zgjedhje. Ose do e shikoja veprimin e fëmijës sim si shumë të keq, ose do përpiqesha të gjeja të mirën e gjithë kësaj.
Mënyra sesi unë do e shikoja situatën, do të ndikonte në reagimin tim.
Gjatë viteve, fëmijët e mi më kanë dhënë shumë mundësi për të bërë këto lloj zgjedhjesh. Sa herë që zgjidhja të shihja më të mirën, sido që të ishte sjellja e tyre në ato momente, këto zgjedhje më ndihmonin të reagoja dhe t’i korrigjoja ata me më shumë dashuri, butësi dhe pozitivitet.
Duke parë më të mirën te fëmijët e mi, do të thotë që unë po mundohettu jap atyre më të mirën dhe po i trajtoj me respektin dhe mirësinë që meritojnë.
Kjo do të thotë, se unë realishtpo ndryshoja mënyrën e të menduarit dhe të folurit me ta.
Nëse shohim anën negative, qëndrimi ynë do të jetë “kundër’ fëmijëve, gjë që nuk ndihmon aspak edukimin e tyre.
Kuptimi i zhvillimit të trurit të fëmijës tuaj është çelësi për të ndryshuar gjuhën tuaj dhe mënyrënsesi e shihni sjelljen e tyre.
Zakonisht mund të mendoni se fëmijët janë manipulues dhe se i bëjnë disa sjellje për të fituar atë që dëshirojnë. Ky perceptim është i gabuar. Fëmijët nuk janë të aftë për skema të tilla.
Këtu janë 8 shembuj se si ta ndryshoni të menduarin në mënyrë që të shihni më të mirën te fëmijët tuaj:
- “Po sillet në mënyrë të tmerrshme”.
Provoni të mendoni: “Po kalon kufijtë e vetë”.
- “Po teston durimin tim”.
Provoni të mendoni: “Fëmija im po bën çmos për të përmbushur nevojat e tij/saj”.
- “Po përpiqet të tërheqë vëmendjen”.
Provoni të mendoni: “Ka nevojë për praninë time tani.”
- “Është shumë dramatike!”
Provoni të mendoni: “Është shumë e ndjeshme dhe ka nevojë për ndihmën time”.
- “Nuk do të dëgjojë një gjë që unë them!”
Provoni të mendoni: “Unë do të ndryshoj mënyrën si i flas, që të më dëgjojë e të më kushtojë vëmendje”.
- “Sot është shumë e/i zymtë”.
Provoni të mendoni: “Po përpiqet të komunikojë nevojat e saj/tij dhe ajo është i/e shqetësuar”.
- “Sot është shumë e vështirë”.
Provoni të mendoni: “Po kalon një ditë të vështirë, si mund ta ndihmoj?”
- “Nuk mund të ulet as pesë minuta!”
Provoni të mendoni: “Është plot energji dhe gëzim!”
Lexo edhe: Si te sillemi kur femija teston durimin tone?
Sorry, there are no polls available at the moment.')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu