Sjellja e femijes tim eshte ndryshe ne kopsht dhe ndryshe ne shtepi

0 0

Sjellja në klasë
Rregullat e grupit i nxisin fëmijët të ‘vihen në rresht’ me moshatarët e tyre dhe të përpiqen t’i pëlqejnë edukatoreve. Gjithsesi ata mund ta ruajnë këtë sjellje model vetëm për disa orë. Fëmijët kanë nevojë të çlirohen kur largohen nga kopshti dhe është e natyrshme për ta që t’i shkelin kuijtë me mamin etj.
Ndarja e gjërave me të tjerët
Në vend që t’i thoni fëmijës që t’i ndajë gjërat me të tjerët, pyeteni nëse dëshiron ta mbajë lodrën me radhë. Për shembull, “ E shoh që nuk ke qejf që motra ta prekë trenin tani, por a do ta lësh të luajë me të kur të mbarosh ti?”. Kjo mënyrë i jep fëmijës suaj ndjenjën e kontrollit. Ai ka mundësinë ta përdorë për një farë kohe lodrën dhe mund ta ketë më të lehtë ta japë kur të jetë gati. Nëse vazhdon të thotë “Jo”, jepini pak kohe. “Oh, e shoh që po kënaqesh shumë me trenin. Mund të luash me të edhe për pesë minuta, dhe pastaj e ka radhën motra për ta përdorur”. Sigurohuni që ta lajmëroni edhe një herë, një minutë përpara se të mbarojë koha.
Në nevojë
Nxiteni pavarësinë e fëmijës suaj, duke imituar mjedisin e përshtatshëm për fëmijët, që ekziston në kopsht. Për shembull, vendosni një stol afër lavamanit në banjë, nëse ai është më i lartë se lavamani i kopshtit. Gjithashtu, vendosni edhe një varëse peshqiri, (si dhe një varëse rrobash, meqë e nisët këtë punë)
në lartësinë e saj. Mbani gota të mbushura me ujë, në një lartësi që ajo mund ta arrijë vetë. Sigurohuni që ta vlerësoni kur ta mbarojë punën që po bën. Sa më entuziastë të jeni për sjelljen e saj të pavarur, aq më shumë ajo do të nxitet të sillet si vajzë e rritur në të ardhmen.
Probleme me orën e leximit
Në klasë, fëmija juaj e ka kohën e leximit afërsisht në të njëjtin orar çdo ditë, kështu që është mësuar me këtë rregull. Vendosni dhe në shtëpi një regjim të ngjashëm, duke illuar me një ushqim të lehtë, pastaj me një vizatim apo lojë tjetër të shkurtër së bashku, dhe në fund me leximin e një libri. Mësoni një truk nga edukatoret – mbarojeni një aktivitet përpara se fëmija juaj ta ketë humbur interesin. Mos u shqetësoni nëse nuk rri dot ulur deri ne fund të një tregimi të tërë. Lexojeni gjysmën tani, dhe gjysmën tjetër kur të shtrihet për të jetur (ose të nesërmen).
‘Ndihma’ në shtëpi
Gjeni mënyra që t’i jepni fëmijës mundësi për të zgjedhur. Në kohën e rregullimit të dhomës, edukatoret shpesh i ftojnë fëmijët të vendosin se si ta bëjnë punën, për shembull “Doni të bëjmë si bretkosa që hidhen pupthi, apo si kuaj me galop, ndërsa vëmë lodrat nëpër vende? Kur i jepni disa mundësi, fëmija ndihet i pushtetshëm dhe nxitet të bashkëpunojë. Edhe kur është ora
për të jetur, mund ta pyesni nëse do të vrapojë për në dhomë, apo të shkojë e hipur mbi kurrizin tuaj.
Shpërthime zemërimi
Fëmijët e kësaj moshe i kanë shumë të vështira ndryshimet e shpejta. Ata e kanë më të lehtë nëse i përgatisni për aktivitetin e ardhshëm. Për shembull, mund të thoni “Mund të bësh edhe një vizatim të fundit përpara se të hamë drekë”. Kjo i jep kohë atij për t’u mësuar me idenë. Lehtësojini aktivitetet e reja duke folur mbi atë që do të ndodhë së shpejti dhe duke e bërë tërheqëse për fëmijën. “Pasi të mbarojmë pazarin, do të shkojmë të luajmë me kuba në shtëpi, dhe pastaj do të gatuajmë darkën. Do më ndihmosh ta bëjmë gati bashkë?”. Gjithmonë lavdërojeni, kur tregohet i gatshëm.
Skena me ushqimin
Fëmijët e kësaj moshe nuk e kanë konceptin e kohës. Në vend që t’i thoni një trevjeçari se do t’ia jepni ushqimin (apo do të dilni së bashku pas 15 minutash), përdorni më mirë vizatimet. Shpjegojeni kohën me segmente të vizatuara, të cilat fëmija juaj mund t’i kuptojë lehtësisht: “Babi do të të çojë tek lodrat shumë pas pak, aq sa zgjat një seri e filmit X… (përmendni një film të preferuar të fëmijës)”.

Lexoni edhe: Mesues i “ashper”, ja si ndikon sjellja e tij ne rezultatet e femijeve…






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X