Një studim i ri nga “Universite de Montreal” paralajmëroi prindërit që të mos i lejojnë fëmijët e tyre të kalojnë shumë kohë përpara televizorit në moshën 2 vjeçare, pasi qëndrimi më i gjatë përpara TV mund të shkaktojë probleme me ushqyerjen dhe rezultate të ulëta në shkollë gjatë viteve të adoleshencës.
Studimi mblodhi të dhëna nga 2000 fëmijë të lindur në vitin 1998. Kur fëmijët ishin 2 vjeç prindërit e tyre raportuan kohën që fëmijët e tyre kaluan përpara televizorit dhe në moshën 13 vjeçare fëmijët raportuan zakonet e tyre të ushqyerjes dhe kohën e kaluar përpara televizorit.
Studiuesit zbuluan se për çdo orë në ditë që fëmijët kalonin përpara televizorit gjatë moshës 2 vjeçare , zakonet e ushqyerjes së tyre përkeqësoheshin me masën 8%. Pra sa më shumë kohë të kalonin fëmijët përpara televizorit, aq më keq do të ushqeheshin. Gjatë studimit u vu re se fëmijët që kishin kaluar më shumë kohë përpara televizorit gjatë moshës 2 vjeçare, konsumonin më shumë patate të skuqura, pije me gaz, pije energjike dhe më shumë ëmbëlsira krahasuar me fëmijët që kishin kaluar më pak ose aspak kohë përpara televizorit gjatë moshës 2 vjeçare.
Gjithashtu studimi zbuloi se fëmijët që kishin kaluar më shumë kohë përpara televizorit gjatë moshës 2 vjeçare kishin një indeks më të lartë të masës trupore dhe rezultate më të ulëta në shkollë.
Por sa kohë duhet të qëndrojë përpara televizorit një fëmijë 2 vjeçar?
Sipas “American Academy of Pediatrics” fëmijët e moshave 2-5 vjeç nuk duhet të kalojnë më shumë se 1 orë përpara televizorit, dhe kjo kohë e shpenzuar duke parë vetëm programe edukative cilësore, sugjerim që mbështetet edhe nga studimi në fjalë, i cili saktëson se nëse ky rekomandim do të ndiqet apo zbatohet, fëmijët do të jenë më të shëndetshëm dhe do të kenë rezultate më të larta në shkollë gjatë adoleshencës.
Lexoni dhe: Nje studim i ri e lidh kohen e kaluar perpara ekranit me diabetin
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu