Aloe vera është një bimë që rritet në shtëpi. Vetitë e aloe verës janë shumë të dobishme për kujdesin e trupit dhe të flokëve.
Aloe vera është një ilaç për lëkurën.
Si mund ta përdorim aloe verën?
Ju mund ta përdorni si xhel direkt nga gjethet. Mund të aplikohet në fytyrë në rast të acarimit ose në rast se jeni djegur nga dielli.
Ajo ushqen epidermën dhe e mban elastike. Aloe vera depërton shpejt në epidermë dhe është e pasur me vitamina dhe minerale që ndihmojnë në rigjenerimin e lëkurës dhe luftimin e inflamacionit.
Disa studime tregojnë se është efektive në përmirësimin e atyre që vuajnë nga pucrrat.
Aloe vera përmban substanca që stimulojnë rinovimin e qelizave. Për këtë arsye është efektive në zbutjen e lëkurës.
Është e pasur me vitaminë C, E dhe beta-karotene. Aloe vera ndihmon në vonesën e shfaqjes se shenjave të lëkurës si pasojë e moshës.
Lëkura e fytyrës është delikate, sidomos pjesa poshtë syve.
Për të hequr make-up është mirë të përdorni vetëm ujë. Por aloe vera e përzier me dy pika vaj ulliri është një pastrues vërtet efektiv.
Ka shumë përdorime të aloe verës për flokët.
Masazh me xhel aloe vera në lëkurën e kokës një orë para se të bëni dush.
Është një mënyrë e shkëlqyer për të luftuar zbokthin dhe në këtë mënyrë ju rriten flokët më shpejt.
Shenjat e strijave që ju krijohen nga shtatzania ose për shkak të shtimit në peshë janë me të vërtet një problem.
Por nëse përdorni rregullisht xhelin e aloe verës ju përmirësoni elasticitetin e lëkurës dhe stimuloni prodhimin e kolagjenit.
Aloe vera është e pasur me substanca që ushqejnë qelizat dhe nxisin lirimin e toksinave. Për këtë arsye merrni një tas. Hidhni xhel aloe vera dhe përziejeni me kallam sheqeri, më pas aplikojeni në të gjithë trupin.
Shpëlajeni me ujë të ngrohtë.
Me fuqinë e saj antibakteriale aloe vera lufton bakteret në zgavrën e gojës dhe për këtë arsye ndihmon në kurimin e ulçerave dhe problemet e frymëmarrjes së keqe.
Thjesht përdoreni atë rregullisht, të përzier me ujë pas pastës së dhëmbëve.
Sipas disa studimeve, disa substanca të pranishme tek aloe vera do të kishin një efekt anti-inflamator dhe prandaj mund të jenë të dobishme për lehtësimin e dhimbjeve të kokës.
Lexo edhe: Skuqjet ne lekuren e bebes, efektet e aloe vera
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu