Secilit prindër i ka ndodhur që fëmija i vogël të përsërisë disa herë një sjellje të pahijshme, për të cilën ju e keni këshilluar të mos e bëjë. Edhe pse fëmija ka premtuar se do të sillet mirë, përsëri do ta “kapni” duke bërë të njëjtin gabim.
Këtu lind dilema e prindërve nëse duhet ta ndëshkojnë fëmijën, ta tolerojnë, të ngrenë zërin apo si ta menaxhojnë këtë situatë. Me të drejtë prindërit tremben sesi do të mund të edukojnë fëmijën kur të jetë në moshë më të madhe, teksa ai nuk bindet tani që është fare i vogël?
Doktor Peter Stavinoha, psikolog për fëmijë dhe autor i librit “Disiplinë pa stres” sugjeron që prindërit të jenë fleksibël dhe të përshtaten me kushtet e fëmijës së tyre. Ai thotë se disiplina është shumë më tepër se ndëshkimi i sjelljes së keqe. Mjeku sugjeron që prindërit të mos tregohen të rreptë e të mos ndjekin taktikën e ndëshkimit duke e lënë fëmijën vetëm në një ambient tjetër të shtëpisë. Në vend të kësaj ai i këshillon prindërit:
- Tregoni kujdes me reagimin tuaj si prindër
Nëse fëmija po bën diçka që nuk duhet, mendohu përpara se të veprosh. Numëro deri në 10 që të qetësohesh, sepse sjellja pasi je menduar do të jetë shumë më efektive sesa reagimi i momentit.
- Mos e lini fëmijën vetëm për ta ndëshkuar
Koha e kaluar bashkë me fëmijën është shumë më e vlefshme se ta lini fëmijën vetëm si formë ndëshkimi. Nëse qëndroni me të do të kuptoni më mirë ndjenjat e fëmijës.
- Mos u tregoni të rreptë
Nëse i bërtisni fëmijës, nëse ngrini zërin, tregoheni të ashpër me të, studimet kanë treguar se do të ndikoni shumë keq tek ata. Kjo rrit shanset për ankth dhe depresion, por nga ana tjetër do të humbë efektin e saj. Nëse e përdorni shpesh me fëmijën, nuk do të ketë më vlerë sepse fëmija nuk do t’ju dëgjojë më.
- Falënderoni fëmijën tuaj për sjelljen e mirë
Është mënyrë shumë e mirë stimulimi që fëmija të vazhdojë t’ju dëgjojë e të sillet siç duhet.
- Tregojini fëmijës çfarë prisni prej tij
Duhet të jeni shumë të qartë me fëmijën për t’i treguar ekzaktësisht çfarë prisni nga ai/ ajo, si dëshironi të sillet dhe çfarë është e ndaluar të bëjë me argumentet përkatëse.
Lexo edhe: Pse disiplina ndihmon femijet
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu