Kur dy ose më shumë foshnje rriten në barkun e një nëne, ato njihen si shtatzani të shumëfishta, që sjellin në jetë, binjakë, trinjakë ose edhe më shumë. Ndonjëherë ata kanë ngjashmëri identike me njëri-tjetrin, por mund të ndodhë që edhe të jenë tërësisht të ndryshëm në pamjen fizike.
Binjakë të një veze
Nëse veza e fekonduar ndahet në dy pjesë, atëherë kemi të bëjmë me binjakë identikë, të një veze. Nëse një nga ato vezë do të ndahet përsëri, do të kemi treshet identike, e kështu me radhë. Të gjitha foshnjat fillojnë me të njëjtin grup gjenesh e për këtë arsye do të duken njësoj.
Binjakë të vezëve të ndryshme
Por mund të ndodhë që brenda një muaji, nga vezoret të dalin dy ose më shumë vezë, e fekondimi i tyre nga spermatozoidet të sjellë binjakë të ndryshëm nga njëri-tjetri. Lindjet e binjakëve që nuk janë të një veze, janë më të shpeshta se ata të një veze.
Binjakë me baballarë të ndryshëm
Kur vezorja nxjerr më shumë se një vezë, ajo mund të fekondohet në kohë të ndryshme, nga baballarë të ndryshëm. Kjo do të sillte binjakë me të njëjtën nënë, por jo me të njëjtin baba.
Lidhja mes tyre
Prindërit që kanë binjakë thonë se mes tyre ka një lidhje e një mënyrë komunikimi të veçantë, ndryshe nga lidhja me çdo person tjetër. Një studim zbuloi se në javën e 14-t të shtatzanisë binjakët bëjnë lëvizje të qëllimshme ndaj njëri-tjetrit.
Mënyra e lindjes
Lindjet e binjakëve ose më shumë fëmijëve kanë më shumë gjasa të kryhen me prerje çezariane për të mbrotjur shëndetin e nënës dhe të foshnjave.
Arsyet pse një nënë ka gjasa të lindë binjakë
1.Medikamentet e fertilitetit dhe metoda In Vitro
Një grua që ka pasur vështirësi të ngelet shtatzënë dhe ka përdorur trajtime mjekësore të ndryshme, ka shumë gjasa që të lindë binjakë në të ardhmen.
2.Mosha e nënës
Gratë që bëhen nëna pas të 30-ave kanë më shumë shanse të lindin binjakë se ato që bëhen nëna në moshë të re.
3.Gjatësia e nënës
Gratë më të gjata janë më të prirura të lindin binjakë.
4.Konsumi i qumështit
E njëjta gjë vlen edhe për ato që në një kohë të gjatë kanë konsumuar sasi të mëdha qumështi.
5.Familja
Ato gra që kanë motra ose vëllezër binjakë, kanë më shumë shanse të bëhen nëna të fëmijëve binjakë.
Komplikacionet e shtatzanisë
Probleme shëndetësore tek nëna si tension i lartë i gjakut, probleme me shikimin, të vjella shumë të shpeshta.
Lindjet e parakohshme
Kur një nënë pret dy ose më shumë fëmijë ka më shumë gjasa të kryejë lindje të parakohshme.
Vizitat te mjeku
Për shkak se binjakët (trinjakët, etj) kanë shanse më të larta të shfaqin komplikacione e lindje të parakohshme, edhe konsultimet me mjekët duhet të jenë më të shpeshta për ta mbajtur gjendjen në kontroll.
Lexo edhe: Pse vetem disa cifte lindin binjake?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu