Gjithnjë e më tepër është bërë e zakonshme që prindërit t’i japin fëmijës celularët e tyre për t’i vënë në gjumë. Sipas ekspertëve ky është një zakon i dëmshëm për fëmijët tuaj dhe ngrenë alarmin se kurrsesi fëmijët nuk duhen lënë në celular përpara se të flenë.
Drita e ekranit të celularit prish ritmin normal të trupit dhe shkakton çrregullime
Sipas një studimi në Universitetin e Harvardit, udhëhequr nga mjeku Charles Czeisler, ekspozimi ndaj dritës blu të ekranit të telefonit, ndryshon ritmin e gjumit. Pasojat janë më pak orë gjumë dhe një gjumë i çrregullt.
Ndryshimi i orarit të gjumit krahasuar me të kaluarën
Një tjetër studim në Amerikë zbuloi se ditët e sotme fëmijët flenë mesatarisht 1.2 orë më pak se bashkëmoshatarët e tyre që jetonin një shekull më parë. Studimi i botuar në revistën “Pediatrics” thotë se 90 për qind e fëmijëve të moshave 5-17 vjeç shkojnë për të fjetur më vonë dhe kanë një gjumë të parehatshëm e zgjohen shpesh gjatë natës. Duke parë ekranin e një objekti elektronik, truri kalon orën e brendshme dhe nuk kupton kohën e duhur. Pra, trupi përshtatet në përputhje me rrethanat dhe e mban veten të zgjuar, duke besuar se është ditë.
Ndikimi i dyfishtë
Drita që lëshojnë celularët ndikon në fiziologjinë e fëmijëve, por gjithashtu kurioziteti i tyre për video-lojërat dhe aplikacionet që shohin, stimulon trurin e tyre të qëndrojë zgjuar në orët e vona.
Rreziku për shikimin
Sa më e ulët të jetë mosha e fëmijëve, aq më i lartë është rreziku për të dëmtuar shikimin e tyre. Kjo ndodh sepse organet dhe shqisat e tyre nuk janë plotësisht të zhvilluara dhe janë më të ndjeshme ndaj faktorëve të jashtëm.
Këshilla:
Asnjëherë mos i jepni fëmijës celular ose tablet përara se të flejë.
Mbajini pajisjet elektorike jashtë dhomës ku flini.
Edukoni fëmijët rreth rëndësisë së gjumit.
Jepini atyre shembull të mirë përmes sjelljes suaj.
Lexo edhe: A duhet te kene femijet tv ne dhomen e tyre te gjumit
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu