Për të gjithë prindërit që shqetësohen në lidhje me të folurin e fëmijës, duhet të dini se sipas logopedes Katrina Zeit fëmija mund të ketë probleme nëse nuk i kushton vëmendje njerëzve, nuk i përgjigjet zhurmave, muzikës, lojës apo nuk luan në mënyrën e duhur me lodrat.
Ndërkaq në lidhje me të folurin duhet të dini se:
- Në muajin e 4-6 fëmija fillon të belbëzojë apo lëshojë disa tinguj.
- Nga muaji i 6-9 fëmija fillon të kthejë kokën kur dëgjon emrin e tij, do të kthejë kokën kur dëgjon zhurma apo tinguj, do të përpiqet të imitojë tingujt, etj. Duhet t’i flisni sa më shumë të jetë e mundur.
- Nga muaji 12 fëmija fillon të thotë fjalët e para si “mama” “baba” “dada”, etj. I flisni fëmijës rreth të gjitha gjërave që shikon, pra rreth pemës, luleve, qenit, shtëpisë, sendeve, etj. Do të jetë gjithashtu në gjendje të përshëndesë me dorë, të ndajë ushqimin me dikë tjetër, të kthejë faqet e një libri, etj.
- Nga muaji 12-18 fëmija përgjigjet kur dëgjon emrin e tij, e kupton fjalën “jo” dhe “mirupafshim”. Gjithashtu i përgjigjet edhe kërkesave të tilla si “mund ta mbash pak këtë lodrën?”
- Nga muaji 18 fëmija do të ketë një “shpërthim” në të folur dhe deri në muajin 24 mund të flasë 50 fjalë duke përdorur edhe dy fjalë bashkë.
- Në muajin 24 fëmija do të jetë në gjendje të shprehë nevojat e tij si edhe emocionet duke kombinuar fjalët. Në këtë moshë ju do të kuptoni rreth 50% të asaj që fëmija është duke ju treguar.
Pra ky do të jetë zhvillimi i të folurit në varësi të moshës së fëmijës por ajo që ka rëndësi është të kuptuarit dhe reagimi i fëmijës. Mund të ndodhë që ai të fillojë të flasë më vonë se moshatarët e tij por në momentin që ka një zhvillim të mirë dhe mjeku e pohon këtë gjë, ju nuk duhet të shqetësoheni. E stimuloni duke i folur sa më shumë.
Lexo edhe:
Dispraksia cfare eshte dhe si ta njihni?
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu