Nuk duhet të mendoni se gjatë prindërimit nuk bëhen gabime, përkundrazi të gjithë gabojmë dhe kjo është e natyrshme.
Nëse kemi informacionin e duhur do të jetë më e lehtë
Gabimët më të shpeshta janë si më poshtë dhe prandaj mund t’i parandaloni!
- E lani shpesh fëmijën. Do të ishte e mjaftueshme 3 herë në javë sidomos nëse ai vuan nga dermatiti atopik. Fëmija ka nevojë për yndyrë në lëkurë dhe kontakti me ujin apo shampon mund të përkeqësojë simptomat.
- Qethni tullac fëmijën për t’ju forcuar flokët. Kjo është një gjë e gabuar por që praktikohet shumë shpesh. Kjo nuk ndikon në forcimin e flokut të fëmijës, por pa kaluar viti i parë i jetës karakteristikat gjenetike nuk do të jenë të përcaktuara mirë (pra nese floket trashen pas vitit te pare nuk eshte per shkak te qethjes por sepse atehere fillon te dale ne pah tipari i tyre sipas gjenetikes).
- Sterilizoni të gjitha gjërat që janë në kontakt me fëmijën. Higjena e mirë është shumë e rëndësishme por fëmija ka nevojë të forcojë edhe sistemin imunitar dhe kjo gjë nuk e favorizon.
- U mbuloni dhe vishni sumë trashë. Në këtë mënyrë fëmija do të djersijë shumë dhe në momentin e parë që do të fryjë erë do të sëmuret. E madje në disa raste nga djersitja mund të shkaktohet edhe dermatit.
- Në darkë e vendosni fëmijën të flejë në qetësi absolute dhe në errësirë totale. Ai duhet të mësohet gjatë ditës me dritë dhe pak zhurmë ndërsa në darkë me errësirë dhe qetësi për të kuptuar se erdhi fundi i ditës.
- Këshillat. Edhe mund t’i dëgjoni por mos vendosni asnjë në zbatim pa marrë mendimin e pediatrit.
- Nuk lejoni askënd ta marrë në krahë. Zakonisht kjo ndodh për xhelozi. Por të izoloni fëmijën nuk do t’ju bëjë mirë as ju as atij.
- Numëroni minutat gjatë gjidhënies. Fëmija e largon gjirin kur mbaron qumështi ose ju mund ta kuptoni pasi thithja është më e vështirë, dhe kështu e kaloni nga gjiri tjetër.
- Sforcoheni pas lindjes. Ndërkohë kur duhet të pushoni dhe rikuperoni. I lejoni personat pranë jush t’ju ndihmojnë.
Lexo edhe:
Cfare nuk duhet te bejme gati para lindjes se femijes
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu