Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken ‘merman’, versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar lindjen e një Ken Triton King, kukulla e parë mashkullore e linjës Signature me pamjen e një sirene: bisht i gjatë peshku i mbuluar me luspa rozë të ylbertë, flokë të gjstë të zbukuruar me kapëse, gjoks i stolisur me predha që e mbështjellin me një lloj armature me shkëlqim.
Pjesë e koleksionit Barbie Signature, i cili ofron prototipe ekskluzive dhe aksese me botime të kufizuara, sirena mashkullore Ken lindi me kërkesën e fansave të botës Mattel: vitin e kaluar atyre iu kërkua të votonin se cila kukull e re do të bëhej pjesë e botës së Barbie dhe shumica e votave shkuan për këtë version mashkullor me temë “Nën det”.
Dizajneri Angel Kent ka zgjedhur t’i japë formë me status mbretëror, një autoritet në thellësitë e oqeaneve. “Mendoj se ai është magjepsës, fytyra e tij e skalitur të lë pa frymë. Më pëlqen ylberi i bishtit të tij”, ka komentuar stilisti.
Një lodër e e re e gatshme për të thyer klishetë e deritanishme. Ken Triton është një sundimtar i mençur dhe në të njëjtën kohë përrallor, i fortë dhe i butë, autoritar dhe shkëlqen.
Barbie ka bërë një rrugë të gjatë, së bashku me grupin e saj të besnikëve: nga një ikonë e feminitetit joserioz dhe stereotip në një model të përkushtuar dhe të ndërgjegjshëm për të cilin aspiron (ekologe, sportiste, gjithnjë e më shumë e larmishme), ajo ka pasur një evolucion që përfaqëson mirë ndryshimin e ndjenjës së përbashkët në lidhje me çështjet gjinore.
Mattel prej kohësh ka bërë që kukulla e saj ikonë të marrë një rrugë drejt një përfshirjeje më të madhe, dhe ky vrsion mashkullor i kukullës është propozimi neutral ndaj gjinisë që mungonte.
Thank you for your sharing. I am worried that I lack creative ideas. It is your article that makes me full of hope. Thank you. But, I have a question, can you help me?