Shumë shpesh nënat ndihen fajtore edhe për gjëra që realisht nuk duhet ta bëjnë të ndihet e tillë. Mes gjithë lodhjes për kujdesin e fëmijëve këto ndjenja janë të tepërta!
Ti nuk duhet të ndihesh fajtore sepse…
- Është humbje kohe. Përse duhet të kaloni kohën tuaj duke u ndier në faj në lidhje me atë që keni bërë keq apo që nuk mundët të bëni? Tani e kuptuat që herën tjetër duhet të veproni ndryshe dhe ndërkohë kaloni ditën duke bërë aktivitete të bukura me fëmijët tuaj.
- Askujt nuk i intereson nëse ti ndihesh fajtore. Ndonjëherë nëna ndihet fajtore kur mendon edhe si do të duket veprimi i saj tek të tjerët, ka frikë mos gjykohet pra ndihet disi fajtore edhe nga perceptimi që të tjerët do të bëjnë në lidhje me një veprim të caktuar. Ju duhet të mësoni të keni kontroll mbi ndjenjat e fajit pasi ato ju dëmtojnë vetëm juve. Edhe nëse keni bërë një gabim gjatë prindërimit nuk keni pse t’i jepni shpjegime askujt.
- Mos u ndieni në faj. Kjo do të ketë efekte negative dhe tek fëmija. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of marriage and family”, fëmijët që rriten nga nënat të cilat ndihen gjithmonë në faj kanë më shumë prirje për sjellje kriminale në të ardhmen.
- E dini se ndjenjat e fajit bëjnë të mundur që të keni më tepër stres, të rrezikoheni nga diabeti, depresioni, të keni një sistem të dobët imunitar, etj?
- Nuk do të keni kohë mjaftueshem për të dashur fëmijën. Ndërsa ju mendoheni rreth “fajit” që keni bërë koha kalon. Prandaj tashmë e mësuat atë që është gabim, filloni kaloni kohë duke i dhënë dashuri fëmijës.
- Mos mendoni se diku në botë ekziston një super mama. Të gjitha nënat bëjnë gabime.
Cila ka qënë ndjenja më e madhe e fajit që keni ndier?
Lexoni dhe: Veshtiresite me te medha me te cilat perballet cdo dite nje nene e vetme
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu