Hepatiti B është një infeksion viral i mëlçisë, zhvillimi i të cilit ndryshon midis personave. Virusi i hepatitit B mund të shkaktojë një sëmundje akute që shërohet vetë shpejt pa shkaktuar dëmtime të përherëshme të mëlçisë.
Pse është e nevojshme vaksina?
Vaksina mund të parandalojë hepatitin B dhe pasojat serioze të infeksionit si kancer mëlçie dhe cirozë. Vaksinimi rutinë i hepatitit B tek fëmijët në vendet e zhvilluara filloi në vitin 1991 ndërsa në vendin tonë ne 1994. Vaksina e hepatitit B zakonisht jepet në 3 ose 4 doza. Këto formojnë mbrojtje afatgjatë ndaj infeksionit HBV, mundësisht gjatë gjithë jetës.
Kush duhet të vaksinohet dhe kur?
- Fëmijët dhe adoleshentët. Të gjithë fëmijët duhet të marrin dozën e parë të vaksinës në lindje dhe duhet ta kenë plotësuar serinë e vaksinimit nga mosha 6-18 muajsh. Fëmijët dhe adoleshentët deri në moshën 18 vjeç që nuk janë të vaksinuar më parë duhen vaksinuar.
- Të rriturit. Të gjithë të rriturit në rrezik për infeksionin HBV duhen vaksinuar. Këtu përfshihen: partnerët e seksit me persona të infektuar me HBV, meshkuj që kanë marrëdhënie seksuale me meshkuj, persona që marrin drogë me injektim, personat me më shumë se një partner seksual, personat me sëmundje kronike të mëlçisë dhe veshkës, personat të cilët në punë janë të ekspozuar me gjakun e njeriut, familjarët e personit të infektuar që banojnë në një shtëpi • stafi në institucionet e invalidëve, personat që udhëtojnë në vende ku hepatiti B ka incidencë të lartë, personat mbartës të HIV.
- Gratë shtatzanë që duhet të mbrohen nga HBV mund të vaksinohen dhe kushdo tjetër që dëshiron të jetë i mbrojtur.
Kush nuk duhet të vaksinohet?
Çdo person me alergji rrezikuese për jetën ndaj majasë së bukës ose ndaj çdo komponenti tjetër të vaksinës, nuk mund të vaksinohet me vaksinën e hepatitit B. Personat që kanë patur një reaksion alergjik rrezikues për jetën ndaj dozës së mëparshme të vaksinës, nuk mund të marrin dozën tjetër. Personat që janëtë sëmurë lehtë ose rëndë gjatë kohës së vaksinimit duhet të presin deri sa të shërohen.
Lexo edhe:
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu