Hepatiti B ne shtatzani

0 0

Hepatiti B është një infeksion serioz që prek mëlçinë dhe që shpesh nevojiten disa muaj për t’u shfaqur simptomat e para.

Shenjat që mund të shfaqen janë:

Lodhje, këputje e përgjithshme, temperaturë, dhimbje kokje, humbje oreksi, të vjella, diarre ose kapsllëk, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, dhimbje dhe ndjeshmëri tek mëlçia, si edhe verdhëza. Në disa raste nuk jep shenja.

Si transmetohet ky infeksion?

  • Me anën e marrëdhënieve seksuale të pambrojtura me dikë që është i prekur nga ky virus;
  • Nëse keni një sëmundje seksualisht të transmetueshme si klamidia;
  • Përdorni të njëjtën shiringë me dikë tjetër gjatë një injeksioni;
  • Përdorni briskun e dikujt tjetër apo furçën e dhëmbëve;
  • Nga nëna tek fëmija.

Transmetimi i virusit nga nëna tek fëmija mund të parandalohet me anën e vaksinave dhe trajtimeve për të porsalindurin. Nëse nuk vaksinohet fëmija do të zhvillojë një infeksion kronik që mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetin e tij (dëme në mëlçi, kancer në mëlçi, në disa raste edhe vdekjen).

Si trajtohet?

Trajtimi mund të përfshijë marrjen e një doze të caktuar vaksinash, si edhe imunoglobulinave, të cilat janë një preparat antikorpesh që luftojnë virusin dhe ofrojnë mbrojtje të menjëhershme deri në momentin që do të merret vaksina. Këto trajtime do të kenë efekt më të mirë nëse merren 48 orë pas kontaktit me personin mbartës të virusit.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X