Ndonjëherë mendojmë se një bebe vjen në jetë vetëm brenda një materniteti, shoqëruar nga familjarët, vjen në spital me të gjitha sendet e saj dhe të bebes të hekurosura dhe parfumosura me aroma specifike bebesh… por e harrojmë vallë se përtej kësaj ka nëna që sjellin në jetë fëmijën e tyre brenda një institucioni të vuajtjes së dënimit? Harrojmë se ato nuk janë ndryshe nga ne, se ndiejnë po njësoj me ty dhe me mua që preferojmë të mbështetemi tek dikush ndërsa ndiejmë dhimbjet e lindjes, ndërsa kemi vështirësi të ecim pas një operacioni.
Për ato është krejt ndryshe dhe në disa vende të botës…
- Një nënë e burgosur nuk mund të qëndrojë më shumë se 24 orë me fëmijën e saj, i cili më pas largohet nga ambientet e burgut. Ne Shqiperi, kurdoherë që është e mundur praktikisht, duhen bërë rregullimet e duhura që fëmijët të lindin në një spital jashtë institucionit. Megjithatë, nëse nuk janë bërë rregullimet e veçanta, në institucionet penale do të ketë personel dhe kushte strehimi të nevojshme për lindjen dhe kujdesin pas lindjes të grave shtatzëna.
- Në vendin tonë nuk specifikohet në asnjë dokument që fëmija ka lindur në burg.
- Sipas “everydayfamily”, në shumë shtete të SHBA nënat mund të humbin kujdestarinë e fëmijës në mënyrë të përhershme dhe të plotë pas dy vjetësh nga lindja (nëse ajo vazhdon të vuajë dënimin).
- Në shumë vende të botës nënat e burgosura kanë mundësi të ushqejnë me gji fëmijën e tyre duke qënë se në burg ekziston një vend për këtë gjë. Nëse fëmija është dhënë në birësim familja birësuese ka të drejtë të vijë të marrë qumështin që nëna mund ta ketë ngrirë.
- Nënat që lindin brenda një burgu kanë mundësi të larta për të kaluar probleme mendore. Këtu ndikon ndarja nga fëmija, izolimi, mungesa e kujdesit në lidhje me menaxhimin e simptomave të depresionit pas lindjes. Në këto probleme që mund të shfaqen tek nëna nuk bën pjesë vetëm depresioni post-partum por edhe psikoza post-partum.
Si mendoni? Duhet të ekzistojë një ligj që e lehtëson dënimin e nënave shtatzana? Apo do të ishte mirë që nënat pas lindjes të kishin më shumë kushte për të kaluar kohë më të madhe me fëmijën e tyre brenda institucionit?
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu