Keshillat me te vlefshme per nenat e reja

0 0

Që në fillimet e shtatzanisë, gruaja fillon të marrë informacione të ndryshme, nga burime të ndryshme në lidhje me shtatzaninë dhe rritjen e fëmijës. Megjithatë këshillat më praktike zakonisht vijnë nga vetë nënat, dhe ne sot kemi sjellë disa nga këshillat më të mira për nënat e reja sipas “Cafemom”.

Keshilla nga nënat-për nënat!

  • Në rastin e kolikave e vendosni beben sipër këmbëve tuaja dhe filloni t’i rrotulloni ato në formë biçiklete.
  • Para se të lani fëmijën e provoni ujin me bërrylin tuaj, ajo është zona që e percepton më mirë temperaturën e ujit. Nëse ujë për ju është i nxehtë, për beben është shumë i nxehtë e me radhë.
  • Nëse bebi juaj ka dhimbje barku dhe nuk arrin të qetësohet, mund t’ju vijë në ndihmë fshesa e korentit me zhurmën e saj (një prej zhurmave të bardha).
  • Për ta mbajtur zgjuar beben ndërsa pi gji, i prekni këmbët.
  • E ushqeni fëmijën tuaj zhveshur, vetëm me bebelinë, kështu do të favorizohet më mirë gjidhënia dhe nëse bën ftohtë mund të hidhni sipër trupit të tij një batanije. Edhe ju duhet të jeni zhveshur në pjesën e gjoksit.
  • Nëse fëmija juaj zgjohet shumë herët në mëngjes, mos provoni ta vendosni në shtrat shumë vonë në darkë. Ai duhet të flejë shumë herët që të zgjohet më vonë dhe të bëjë gjumë të qetë.
  • Mos u nervozoni me të gjithë ata që ju japin këshilla.
    Të jeni e sigurt që nëse do të veproni kështu do të keni më shumë momente trishtimi se lumturie. Nese keshilla e nje personi ju bezdis ne nje moment, thjesht filloni te mendoni dicka tjeter.
  • Bebi ka shumë nevojë të qëndrojë vetëm me ju, e madje kjo ndoshta do të jetë mënyra më e mirë për ta bërë të ndihet i qetë. Qëndro gjithmonë pranë tij, ushqeje, qëndroji pranë ndërsa fle, laje dhe përkëdhele, gjatë javëve të para ai duhet të ketë kujdesin maksimal nga nëna.
  • Shumë gra pohojnë se ndihen më mirë dhe më të qeta nëse pranë ju ndodhet nëna e tyre, prandaj edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë pas lindjes. Mos harroni se nëna dhe bashkëshorti luajnë një rol të madh edhe në lehtësimin e simptomave të depresionit pas lindjes.

Lexoni edhe: 8 gjërat që nuk duhet t’i thoni një nëne të re

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X