E dini se fëmijët kanë nevojë për një vizitë tek mjeku okulist edhe pse në të vërtetë mund të mos jetë vënë re një problem i caktuar?
Kontroll për të gjithë fëmijët pas lindjes
Në përgjithësi fëmija duhet t’i nënshtrohet një vizite okulistike menjëherë pas lindjes, sidomos nëse është prematurë apo nëse ekziston një faktor gjenetik. Mjeku duhet të analizojë morfologjinë e syrit, refleksin e tyre si edhe lëvizshmërinë duke përdorur një objekt me dritë. Kështu do të përcaktohet një keqformim i lindur ose i shkaktuar nga lindja.
Këshillohet një vizitë në muajin e 6 të jetës
Nga muaji i 6 fëmija duhet t’i nënështrohet një tjetër vizite tek mjeku okulist duke qënë se shikimi tani është duke u stabilizuar gjithnjë e më shumë. Gjithsesi prindërit këtë vizitë mund ta bëjnë brenda vitit të parë të jetës.
Vizitat e radhës
Vizita e sipërpërmendur nuk është e mjaftueshme. Duhet të përsëriten vizitat edhe në moshën 3 vjeçare si edhe 6 vjeçare. Syri ka një mundësi më të mirë për të ndryshuar nëse ka një problem të caktuar kryesisht në moshën 5-6 vjeçare. Pse të mos e shfrytëzoni?
Lexoni edhe: Si te dallojme nese femija ka probleme me syte?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu