Një fëmijë me moshë më të vogël se 5 vjeç shfaq mesatarisht rreth 5-6 forma gripale gjatë vitit, ndër të cilat vetëm një mund të jetë gripi i vërtetë për të cilin është vaksinuar. Një fëmijë i shëndetshëm është në gjendje të luftojë gjendjet e tjera gripale falë sistemit të tij imunitar. Për këtë arsye, vaksina kundër gripit tek fëmijët e shëndetshëm ngelet në kornizat e një vendimi që mund të merret nga prindërit dhe mjeku i fëmijës.
Por cilët janë fëmijët që duhet të vaksinohen me patjetër?
Këshillohet që vaksina kundër gripit të kryhet tek fëmijët që vuajnë nga patologjitë e mëposhte, dhe gjithmonë mbi moshën 6-mujore.
• Sëmundje kronike të aparatit të frymëmarrjes, duke përfshirë këtu edhe astmën, displasinë bronko-pulmonare, fibriozën cistike, dhe bronkopatinë kronike;
• Sëmundje të aparatit të qarkullimit të gjakut dhe zemrës, pavarësisht nëse ka qënë e lindur apo e fituar;
• Diabet melitus dhe sëmundje metabolike, duke përfshirë edhe obezitetin;
• Sëmundje apo insuficencë renale;
• Tumore;
• Sëmundje të lindura apo të fituara që frenojnë funksionimin normal të prodhimit të anti-trupave, apo tek fëmijët e prekur nga HIV;
• Sëmundje inflamatore kronike apo sindroma të një funskionimi jo të mirë intestinal;
• Patologji për të cilat është planifikuar një ndërhyrje e rëndësishme kirurgjikale;
• Patologji neurologjike apo sëmundje neuro-muskulare;
• Imunodefiçencë primare apo sekondare;
• Patologji të organeve emopoietike (qelizat e kuqe të gjakut).
Lexoni edhe: Momenti i duhur dhe grupmosha e duhur per tu vaksinuar
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu