Verdheza fiziologjike, si ta njohim dhe trajtojme?

0 0

Verdhëza fiziologjike është një problem që haset shumë shpesh tek të porsalindurit.

Fëmija paraqitet me një ngjyrë të verdhë në fytyrë dhe gjymtyrët e sipërme, pa harruar të përmendim edhe të bardhat e syve të cilat marrin gjithashtu një ngjyrë të verdhë, gjendje e cila largohet brenda disa ditëve. Verdhëza shfaqet si pasojë e akumulimit të bilirubinës, e cila është një proteinë e derivuar nga qelizat e kuqe të gjakut dhe shfaqet më shpesh tek fëmijët prematurë.

Kur kemi të bëjmë me verdhëz fiziologjike?

E tillë quhet verdhëza që nuk shfaqet menjëherë, por pas 24 orëve nga lindja, duke arritur piku e saj brenda javës së parë të jetës, si edhe niveli i bilirubinës qëndron brenda disa limiteve të caktuara. Në rastin kur kemi të bëjmë me verdhëz fiziologjike nuk ka nevojë për ndërhyrje mjekësore, kjo pasi ajo largohet spontanisht.

Trajtimi me fototerapi

Në disa raste mund të nevojitet trajtimi me fototerapi, e cila kryhet duke përdorur një dritë të veçantë, e cila nuk e pengon foshnjën të qëndrojë pranë nënës dhe të ushqehet me gji. Mjekët kontrollojnë vazhdimisht vlerën e bilirubinës, ngjyrën e lëkurës së bebes, gjendjen e përgjithshme etj. Gjatë fototerapisë sytë e fëmijës mbrohen nëpërmjet maskës së posaçme. Në rastet më të rënda, nëse fototerapia nuk funksionon, mjekët mund të shikojnë si alternativë transfuzionin e gjakut në mënyrë që të zëvendësojnë një pjesë të gjakut së të porsalindurit që është i pasur me bilirubinë.

lexo dhe:Verdheza tek bebet, luftohet me anen e veshjes!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X