Ushqyerja e bebes: me cilat fruta te fillojme?

0 0

Ushqyerja e fëmijës është shumë e rëndësishme të bëhet në mënyrën e duhur, dhe zakonisht këshillohet të fillohet me frutat ose drithërat (miellin e orizit).
Cilat janë frutat e para dhe kur duhet të fillohen?
Këshillohet të fillohet të bëhet prezantimi i puresë së mollës dhe dardhës, dhe duhet ta bëni këtë pas mëngjesit, pra midis një vakti gjidhënie dhe tjetrit. Disa pediatër këshillojnë që kjo të bëhet rreth muajit të 5-të dhe disa rreth muajit të 6-të. Edhe në do t’ju këshillonim ta bënit këtë në muajin e 6-të, kjo pasi fëmija atëherë është më i përgatitur të pranojë dhe tresë ushqime të tjera që nuk janë qumështi i gjirit apo i formulës (absolutisht jo qumësht tjetër para muajit të 12-të të jetës).
Përse ushqyerja e fëmijës duhet të fillohet pikërisht me këto fruta?
Sepse janë lehtësisht të tretshme dhe kanë shije të ëmbël. Gjithashtu edhe forma e tyre e butë (ska rëndësi nëse purenë e keni përgatitur në shtëpi apo e keni blerë në supermarket), është shumë e pranueshme për një fëmijë aq të vogël.
Sa pure duhet të hajë fëmija si fillim?
Fillimisht duhet t’i jepni atij disa lugë për të vazhduar (nëse ai ka dëshirë të hajë më tepër) me rreth ¼ e mollës apo dardhës midis vakteve të qumështit. Idealja do të ishte që purenë ta përgatisnit gjithmonë me fruta të freskëta, duke evituar konsumimin e frutave që ndodhen në kavanoza (homogjenizat).






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X