10 ushqimet qe zhvillojne trurin e femijes

0 0

Truri i fëmijës zhvillohet shumë shpejt dhe në këtë proçes ka ndikim shumë të madh edhe ushqyerja. Ja cilat janë 10 ushqimet që ndihmojnë në zhvillimin e trurit të fëmijës si edhe rrisin përqëndrimin e tij. Sipas psikiatres Drew Ramsey, ja cilat janë ato:

  1. Veza. Është shumë e pasur me proteina dhe substanca të tjera si: kolina (gjendet tek e verdha e vezës), omega 3, zink dhe luteinë.
  2. Kosi i thjeshtë. Ai duhet të jetë mundësisht i përgatitur në shtëpi dhe me yndyrë të plotë, kjo pasi përmban më shumë proteina të cilat favorizojnë dërgimin e informacionit në qelizat e trurit.
  3. Ushqimet jeshile. Kryesorët janë spinaqi dhe lakra e zezë. Ato janë shumë të pasura me folate dhe vitamina.
  4. Lakra lejla. Ka pak sheqer dhe shumë fibra, acid folik si edhe vitaminë B6. Gjithashtu ato përmbajnë edhe një përbërës të quajtur “antocian”, i cili lufton inflamacionet.
  5. Peshku. Është një burim shumë i mirë i vitaminës D dhe omega 3. Këta përbërës gjenden më tepër tek sardelet, salmon dhe peshku ton.
  6. Zgjidhni një produkt biologjik me sa me pak përbërës artificialë.
  7. Arrat dhe farat. Arrat janë të pasura me acide yndyrore, vitamina dhe minerale të cilat ndikojnë drejtpërsëdrejti në sistemin nervor.
  8. Mielli i tërshërës. Është shumë i pasur me fibra dhe proteina të cilat ndikojnë në mbajtjen shumë pastër të arterieve cerebrale.
  9. Mollët dhe kumbullat. Mund të konsumohen në çdo moment dhe janë shumë të pasura me antioksidantë. Këshillohet të kosnumohen me lëkur duke qënë se pjesa më e ushqyeshme është pikërisht ajo.
  10. Curcuma. Kjo erëzë është shumë efektive përsa i përket zhvillimit të trurit. Lufton infalamcionin si edhe formimin e pllakave përgjegjëse të Alzaimerit (sëmundje që prek trurin e njeriut).





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X