Cila është mënyra e duhur për të veshur fëmijën?
E dini nëna se kujdesi për lëkurën delikate të fëmijës fillon me veshjen e tij në mënyrën e duhur. Veshja ka një rëndësi të madhe në mirëqënien e lëkurës. Ajo duhet të jetë gjithmonë prej pambuku dhe asnjëherë prej materiali sintetik, sidomos nëse bëhet fjalë për veshjet që janë në kontakt direkt me lëkurën e fëmijës.
Po veshja e jashtme?
Përsa i përket veshjes së jashtme duhet të preferoni më tepër materialet kamosh i posaçëm për tuta dhe trupore fëmijësh, pambuk, ose sfungjer i hollë. Nëse mendoni se veshjet e leshta janë të përshtatshme, gaboheni. Të leshtat irritojnë së tepërmi lëkurën si edhe nuk mundesojnë një ajrosje të mirë të saj, pa harruar të përmendim edhe faktin se veshjet e leshta nuk mund të dizinfktohen në lavatriçe.
Veshja e tepërt
Kujdes! Mos e mbivishni fëmijën edhe nëse bën ftohtë. Fëmija vuan më tepër nga vapa se nga i ftohti.
Nëse fëmija vuan nga dermatiti atopik
Në këtë rast fëmija duhet të vishet vetëm me veshje pambuku të cilat duhet të jenë të lara me detergjent delikat dhe mundësisht të jetë bërë edhe një shpëlarje shtesë në lavatriçe. Temperature e ambientit ku jeton fëmija nuk duhet të kalojë 19 gradë si edhe fëmija nuk duhet të qëndrojë vetëm në ambiente shumë të mbyllura. Në asnjë mënyrë nuk duhet të përdoren veshje me material irrituese si leshi.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu