Historia personale 10

0 0

Ishte muaji i katert i marteses kur jeta ime ndryshoi 360 grade. Ishte e hene, mezi e kam gdhire ate nate derisa ne oren 4:30 te mengjesit marr vesh se do behem nene. Ate cast syte mu mbushen me lot, papritur ndiej nje marrje mendsh. Futem ne dhome dhe i them burrit “urime, do te behesh baba” dhe nisa te qaj, qaja jo nga gezimi por kishte ndodhur ajo qe une e quaja “gabimi” me i madh i jetes time. Nuk e doja ate femije, ende nuk isha gati per femije, isha vetem 19 vjece, ne vit te dyte ne universitet. Qaja dhe akuzoja burrin per gjithcka, e vetmja fjale qe thoja ishte “se mbaj kete femije, do e heq”. Te gjithe ata qe e moren vesh perpiqeshin te me ndryshonin mendjen, por une isha e vendosur ne ate qe do beja. Shkoj dhe takoj gjinekologen bashke me kunaten, sepse burri spo me mbeshteste me ne asgje qe po beja. Kur doktoresha me tha shtrihu ndjeva dritherima ne trup, vetem kur ne monitor shfaqet bebi dhe degjoj nje tak-tak-tak… syte me mbushen me lot dhe vendosa ta mbaj sepse brenda meje po merrte fryme dhe nje jete tjeter. Isha e lumtur per vendimin qe kisha marre, shijoja cdo dite te shtatzanise, ndieja bebin tim teksa rritej cdo dite dhe trupin tim tek pesonte ndryshime. Fillova ta ndieja memesine akoma pa u bere nene, mendoja sesi do ishte kur ta kisha ne krahe por jo gjthmone lumturia zgjat pergjithmone. Ne ekon e rradhes doktoresha tha se ne baze te matjeve dyshonte se bebi im mbarte nje kromozom me teper, pra ishte me Sindromen Down dhe duhet te beja nje analize per ta vertetuar me sakte. Ate çast gjithe bota ime u shemb. Vendosa te mos e beja ate analize dhe sido qe te ishte une do e mbaja femijen tim edhe pse pervec burrit te gjithe ata qe qe me thonin mbaje me para, tani te gjithe tani me thonin “hiqe se do vuani te dy”. Ne ekon morfologjike doktoresha me dha nje shprese qe bebi im nuk kishte asnje problem vetem se duhet te prisnim. Vendosa te mos i them askujt sepse ishte dicka jo e sigurt. Ne javen 33-te te shtatzanise ndiej dhimbje ne fundshpine dhe fundbark, fillimisht mendova se keto dhimbje me vinin ngaqe isha lodhur nje dite me pare se kisha lare disa rroba per bebin qe mi kishte dhene ne e aferme, por jo keto dhimbje sa vinin dhe shtoheshin. Shkoj ne spital, isha rrezik deshtimi dhe me shtrojne. Edhe tani qe po shkruaj me dridhet trupi kur e kujtoj ate kohe, qaja vetem qaja, madje çdo sekonde mamiet atje me kujtonin rrezikun tim sepse une s’mund te dilja as ne korridor me rrezikun e shtatzanise. Serumet dhe ilaçet u bene pjese e jetes time derisa as ato spo benin me efekt ne shtyrjen e barres time. Tre net shkova urgjence nga obsetrika te marteniteti por asnje doktor sme fuste ne operacion (sepse isha e planifikuar per operacion), me thonin prit doktoreshen me te cilen je lidhur edhe pse ata e shikonin shume mire gjendjen time. Dy net me qetesuan me serume dhe gjilpera ndersa naten e trete sme bene asgje nga ora 2 e nates deri ne 9 te mengjesit kisha dhimbje te tmerrshme saqe edhe hekurat e krevatit dukej sikur do i haja me dhembe. Ne mengjes pasi vjen doktoresha futem urgjentisht me urdher te drejtorit te spitalit ne salle dhe degjoja gjithcka nga doktoret, nje moment mu shkul dicka nga barku dhe…nje e qare femije pasoi me pas. O zot cfare emocioni! Qaja bashke me djalin tim dhe pasi e putha te voglin tim me zemer te ngrire pyeta pediatren eshte mire? Sa kg eshte? Ata vetem i rregulluan kerthizen dhe u larguan nga dhoma pa me kthyer pergjigje. Pas operacionit nuk ndieja asgje sepse isha nen efektin e qetesuesve, te gjithe te afermit i kisha prane qe mundoheshin te me ngushellonin por ne te vertete ne fytyrat e tyre duket se sdinin si te ngushellonin veten. Befas ne dhome vjen pediatria dhe thote qe bebi eshte shume mire por qe pas tre muajsh duhet t’i bej nje kontroll te ortopedi. Askush spo u besonte vesheve, djali im nuk ishte me Sindromen Down, o zot c’lumturi, qanim te gjithe nga gezimi, shikoja lotet e burrit tek me shterngonte doren dhe me puthte ne balle. Kur bebi ishte vetem tre javesh mu desh ta lija qe te shkoja ne universitet sepse vazhdoja vitin e trete dhe ja lashe vjehrres te cilen e falenderoj per gjithcka sepse me te vertete ajo meriton shume. Pas vizites qe i bera te ortopedi djali me doli me probleme te kembet dhe e futa ne jastek ortopedik per 5 muaj. Sot djali im ben 1 vjec , gezon shendet te plote dhe mezi pres ta shikoj te eci per te pare nese ia kane vlejtur te gjithe vuajtjet qe kaluam. E di qe e gjithe kjo ka qene nje sprove e zotit per sjelljen time ne fillim te shtatezanise por sot ska dite qe se falenderoj per ate cfare ai me ka falur.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X