9 përgjigje për personat që ju tregojnë si duhet t’i rrisni fëmijët

0 0

Ka shumë prindër që dëshirojnë t’i rrisin fëmijët ndryshe nga ç’janë rritur vetë. Megjithatë, edhe nëse mënyra juaj e rritjes së fëmijëve është shumë afër ideales, do të ketë gjithmonë njerëz që do t’ju këshillojnë, ndoshta edhe qortojnë për këtë rol.

9 përgjigje për personat që ju tregojnë si duhet t’i rrisni fëmijët

  1. “E vlerësoj që interesohesh për fëmijët e mi, por jemi vërtet të lumtur kështu siç jemi.”

Kjo përgjigje është një e mesme. Ju pranoni se pala tjetër kujdeset për fëmijën tuaj, por ju nuk keni kërkuar ndihmë e këshilla, megjithatë e vlerësoni interesimin e tyre.

  1. “Kam lexuar shumë për prindërimin dhe jam e lumtur me gjërat që kam mësuar.”

Prindërimi sot ka ndryshuar shumë nga vite më parë kështu që ju keni shumë burime nga të merrni informacionin e ditëve më të fundit. Kështu, me këtë përgjigje i thoni atyre se ajo që bëni, edhe nëse është ndryshe nga ç’ju këshillojnë, është një zgjedhje e menduar dhe e lexuar diku.

  1. “Kemi provuar metoda të ndryshme dhe kjo funksionon për ne.”

Lërini të afërmit të kuptojnë se keni provuar disa mënyra dhe se e keni gjetur çfarë funksionon, kështu që nuk keni nevojë për ndihmë.

  1. “Kemi kuptuar se fëmija kupton më shumë nëse nuk i vendosim limite të rrepta.”

Nëse ju akuzojnë se jeni shumë të butë me fëmijët tuaj, thuajini se keni provuar edhe mënyra të tjera, por kjo ka rezultuar më e suksesshmja për ju.

  1. “Fëmija ndihet më mirë kur e pushojmë së qari sesa kur e lëmë të qajë.”

Ka një keqkuptim të madh se kur e pushojmë fëmijën së qari e mësojmë keq, por ju mund të përgjigjeni se kjo është metoda e duhur për fëmijën tuaj.

  1. “Çdo familje është e ndryshme, por për ne kjo mënyrë ka rezultuar më e mira.”

Kundërshtitë mes jush e miqve për mënyrën e duhur të rritjes së fëmijës mund t’i sheshoni duke pranuar se “çdo familje është e ndryshme”.

  1. “Fëmijët janë të ndryshëm, por i yni përgjgijet më mirë në këtë formë.”

Çdo kush është “ekspert” për familjen e vet dhe askush nuk mund t’ju mësojë si ta kryeni detyrën e prindit. Kjo shprehje e lë tjetrin të kuptojë se ju po veproni në bazë të njohjes së fëmijës suaj.

  1. “Mos u shqetëso, unë mund t’ja dal!”

Ka miq e familjarë që duan të ndërhyjnë duke ju ndihmuar me gjithçka dhe kjo shprehje është një mënyrë e sjellshme për t’ju thënë “jo”.

  1. “Faleminderit për këshillën, do ta mendoj.”

Kjo e lë personin tjetër të kuptojë se ju po e merrni në konsideratë atë që ju ka thënë dhe nuk po e anashkaloni.

Lexo edhe: Arsyet perse disa gra nuk duan te bejne femije, nje prej tyre do t’ju preke






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X